15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rruga e famshme e Londrës u ndriçua për herë të parë për muajin e Ramazanit

Më të lexuarat

Rruga Coventry e cila gjendet në afërsi të sheshit Leicester, u ndriçua me konceptin e dritave të Ramazanit të përbërë nga 30 mijë llamba

Një ndër rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit britanik, Londër, Rruga Coventry për herë të parë u zbukurua me drita prej 30 mijë llamba për muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.

Rruga Coventry e cila gjendet në afërsi të sheshit Leicester, u ndriçua me konceptin e dritave të Ramazanit të përbërë nga 30 mijë llamba.

Në këtë rrugë, një ndër atrakstionet e rëndësishme turistike të qytetit, me drita u shkruajt “Gëzuar Ramazanin”.

Ceremonia për inaugurim u bë me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Londrës, Sadik Khan.

Koncepti i ndriçimit është përgatitur nga organizata jofitimprurëse “Ramadan Lights UK”, e cila synon të ndërgjegjësojë për muajin e Ramazanit.

Koncepti i dritave të Ramazanit, i bërë me donacione nga organizatat muslimane dhe publiku, u përgatit nga Aisha Desai, e cila u frymëzua nga dritat e Krishtlindjeve.

Dritat tërhoqën vëmendjen edhe të turistëve dhe londinezëve.

Dritat do ta ndriçojnë rrugën çdo ditë deri më 23 prill me kohën lokale nga 17:00 deri në 01:00.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit