4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ishte mbyllur gjatë pandemisë, Izraeli rihap pikën kufitare me Egjiptin

Më të lexuarat

Të martën Izraeli njoftoi se ka rihapur pikën kufitare Taba me Egjiptin, të cilën e kishte mbyllur gjatë gjithë pandemisë. Rihapja mundëson që një numër i njerëzve të shkojë në gadishullin Sinai për pushimet e Festës së Pashkëve.

Ky është vendimi i fundit i Izraelit pasi e vuri nën kontroll përhapjen e virusit dhe iu kthye normalitetit pas vaksinimit me dy doza, të më shumë se gjysmës së popullsisë prej rreth 9.3 milionë banorësh. Izraeli është vendi udhëheqës në botë për fushatën e vaksinimit.

Për të kaluar kufirin njerëzit duhet të jenë të vaksinuar ose të shëruar nga COVID-19. Gjithashtu kërkohet një test negativ i koronavirusit në të dy drejtimet. Gadishulli Sinai i Egjiptit është një vend i njohur ku izraelitët i kalojnë pushimet, veçanërisht gjatë pushimeve për festën e Pashkëve që filloi gjatë fundjavës. Kufiri ka qenë i mbyllur që nga marsi i vitit 2020.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit