10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Komandën e armëve bërthamore të SHBA u publikua një mesazh i shkruar nga një fëmijë, si u hap paniku se u dha kodi për tu lëshuar armët bërthamore

Më të lexuarat

Një postim i pakuptueshëm në llogarinë në Twitter të Komandës Strategjike të SHBA-së, e cila drejton forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane, është bërë nga një fëmijë, derisa menaxheri i llogarisë ishte në pauzë, tha Komanda Strategjike amerikane. Menaxheri i Twitter-it të Komandës, “për një moment, ka lënë hapur dhe pa mbikëqyrje llogarinë”, tha Komanda Strategjike në një përgjigje me email dërguar Radios Evropa e Lirë. Mesazhi, i cili është publikuar më 28 mars, ishte: “;l;;gmlxzssaw”. Sipas Komandës Strategjike, ai është fshirë brenda disa minutash. Po sipas saj, çdo sugjerim se llogaria është hakuar është i rremë. “Absolutisht, asgjë e keqe nuk ka ndodhur”, thuhet në deklaratën e Komandës Strategjike. Disa njerëz kanë reaguar në mediat sociale, duke sugjeruar se postimi ishte një kod i lëshimit bërthamor. Komanda Strategjike administron forcën e armëve bërthamore të ushtrisë amerikane dhe mbrojtjet raketore, që janë krijuar për të penguar sulmet kundër vendit. Komentet e saj mediatike monitorohen nga afër, për të parë nëse ka ndonjë shenjë të ndryshimeve në mbrojtje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit