14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdon dhuna ndaj aziatikëve në SHBA: Rrahet një filipinase 65-vjeçare në mes të New Yorkut

Më të lexuarat

Filipinasja 65-vjeçare është viktima e fundit e sulmeve anti aziatike në Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi në Manhattan të New Yorkut, para një ndërtese luksoze.

Shumë aziatikë, veçanërisht të moshuarit, janë vënë në shënjestër dhe sulmuar që nga fillimi i pandemisë. Gjashtë gra aziatike u vranë vetëm dy javë më parë në një të shtënë në Atlanta.

Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit të New Yorkut, filipinasja ishte duke shkuar në kishë dhe në mes të ditës një burrë iu afrua asaj rastësisht, duke i bërtitur, “Q…, nuk bën pjesë këtu”, e shtyu atë në dysheme dhe e goditi në kokë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse po ndodhte në mes të ditës, askush nuk iu afrua dhe nuk e ndihmoi gruan që u rrah brutalisht.

Në një video të kamerës së vëzhgimit të publikuar në Instagram, mund të shihet një burrë që thjesht shikon gjithçka nga dyqani, dhe më vonë një roje sigurie nga i njëjti dyqan vjen dhe mbyll derën në vend që të ndihmojë gruan e shtrirë.

Sulmet anti-aziatike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe pjesë të tjera të botës sepse shumë e konsiderojnë coronavirusin si një “virus kinez”.

Sipas “Stop Asian Hate”, aziatiko-amerikanët raportuan 3,795 raste sulmi verbal dhe fizik midis 19 marsit 2020 dhe 28 shkurtit të 2021. Nga ato raporte, 7.9 për qind ishin filipinas dhe gati 68 për qind e raporteve totale u dhanë nga aziatikët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit