Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit për instalimin e paneleve diellore / fotovoltaike dhe ndërrimin / vendosjen e pikave me efikasitet të lartë në katër institucionet arsimore publike në Ferizaj, të financuar nga MAPL përmes fondeve IPA.
Gjatë fjalës së tij Ministri Krasniqi ka theksuar se ‘Financimi i projekteve të cilat kursejnë energjinë, mbrojnë ambientin dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar janë prioritet i MAPL-së si udhëheqëse e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni Veriore, duke pas parasysh krizën energjetike dhe rëndësinë e agjendës së gjelbër’.
Gjithashtu Ministri Krasniqi, ka falënderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës e cila nëpërmjet programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, ka mbështetur afrimin e vendeve pjesëmarrëse, përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e komunikimit në mes të njerëzve dhe promovimin e vlerave të përbashkëta socio-ekonomike.
Përmes këtij projekti do të përfitojnë qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe të Çairit, banorët e zones ndërkufitare dhe invoatorë të energjisë së rinovueshme./Motilokal