IFRC deklaroi më parë se ka nevojë për 12.7 milionë franga zvicerane për krizën e refugjatëve që shpërtheu më 25 gusht
GJENEVË (AA) – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) të Senegalit, Elhadj As Sy tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë më shumë për të përmbushur nevojat themelore njerëzore të më shumë se 600 mijë muslimanëve të Arakanit, të cilët u larguan nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve fanatikë dhe u strehuan në Bangladesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë pas vizitës në kampet e refugjatëve në Bazar të Cox, Sekretar i Përgjithshëm Sy tha se “Ne përjetojmë shumë situata të dhimbshme gjatë aktiviteteve tona. Më kanë tronditur thellë ato që kam parë dy ditët e fundit. Nevojat humanitare janë në përmasa gjigande. Refugjatët këtu mbërrijnë të uritur, të tmerruar dhe të lodhur”.
Ndër të tjera Sy ka vënë në dukje se ai më së shumti është ndikuar nga drama njerëzore në kampe ku ndodhen më shumë se 300 mijë fëmijë.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë urgjente për të gjetur një zgjidhje për shkaqet që detyrojnë njerëzit të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha Sy duke shtuar se do të vazhdojnë aktivitetet humanitare për refugjatët që ndodhen në kampe.
Duke bërë të ditur se kanë nevojë për 33.5 milionë franga zvicerane për të përballuar nevojat themelore njerëzore për 200 mijë muslimanë të Arakanit në kampet e refugjatëve, Sy ka kërkuar mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.
IFRC deklaroi më parë se ka nevojë për 12.7 milionë franga zvicerane për krizën e refugjatëve që shpërtheu më 25 gusht.