8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Si të sillem ndaj fqinjit i cili është fasik(ai që bën mëkate të mëdha)?

Më të lexuarat

Pyetje: “Unë kam një fqinj i cili është Fasik (ai që bën mëkate të mëdha)- Allahu na shpëtoftë nga kjo cilësi- ai kryen akte imorale në shtëpinë e tij që më lëndojnë edhe mua për shkak të afërsisë që kam me të. Çfarë duhet të bëj? Ju lutem, më këshilloni!”

Përgjigje: “Ti e ke obligim që ta këshillosh fqinjin tënd dhe nëse të bëhet e qartë se ai nuk po i pranon këshillat tua, ti nuk duhet të merresh me të fare. Informoji autoritetet kompetente në mënyrë që ata të marrin masat e nevojshme disiplinore ndaj tij. Kjo ka të bëjë me parimin e përgjithshëm që e gjejmë në hadithin e Profetit -صلى الله عليه وسلم- që thotë:

من رأى منكم منكراً فليغيره بيده فإن لم يستطع فبلسانه فإن لم يستطع فبقلبه وذلك أضعف الإيمان

“Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij. E nëse nuk mundet, (le ta ndryshojë) me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet, (le ta urrejë) me zemrën e tij, ndonëse ky është besimi më i dobët.”

Allahu na dhëntë sukses! Paqja e Allahut dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.”

 

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”,  nr. 20969

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit