6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Idetë kryesore (pj.1) nga libri “The Prosperity Paradox”

Më të lexuarat


Duke u mbështetur në inovacionin për ta nxjerrë një vend nga varfëria
.

Autorët e “The Prosperity Paradox”, eksplorojnë dhe zbulojnë paradoksin e shumicës së ndërhyrjeve të zbatuara për të zgjidhur varfërinë e vendeve të botës së tretë.

Libri shpjegon se si zgjidhjet e zbatuara dhe miliona dollarë të shpenzuar për bamirësi për të hequr disa nga vendet e botës së tretë nga varfëria nuk kanë dhënë rezultate dhe ndonjëherë i kanë bërë vendet edhe më të varfra, me infrastrukturë të papërdorur.

Autorët sugjerojnë që mënyra më e mirë e veprimit për të zgjidhur varfërinë është lloji i duhur i inovacionit, i cili çon në shfaqjen e kompanive dhe tregjeve të cilat nga ana e tyre promovojnë zhvillimin e vendit.

Përmes shembujve të vendeve të tilla si Amerika, Koreja e Jugut ose Japonia dhe kompanitë përkatëse që kanë shënuar zhvillimin e tyre, autorët paraqesin një sistem të zhvillimit ekonomik bazuar në inovacionin që lejon një vend të dalë nga varfëria.

Shumë këshilla të dobishme për:

  • Ata që duan ta çlirojnë botën nga varfëria dhe të kuptojnë më mirë mekanizmat e mirëqënies.
  • Të mësuarit për të parë mundësitë ku shumica e botës do të shihte tokë djerrë.
  • Mësuar se çfarë është varfëria, çfarë është mirëqënia dhe si ta çlironi vendin nga e para duke e drejtuar atë drejt të dytës.

Autori i librit:

Clayton M. Christensen është profesor i Administrimit të Biznesit në  Harvard Business School. Ai është bashkëthemeluesi i Innosight, një firmë konsulence menaxhimi, i Rose Park Advisors, një firmë investimesh dhe i The Unnosight Institute, një organizatë jo-fitimprurëse.

Ai është autor i tetë librave që konsiderohen me shumë ndikim, përfshirë edhe bestsellerët  “The innovator’s solution”, “How will you measure your life?” dhe “Disrupting class”. Ky konsiderohet nga New Yorker si mendimtari më me ndikim në tokë në fushën e biznesit.

Efosa Ojomo është një studiues në Institutin Christensen dhe bashkëautor e “The Prosperity Paradox: How Innovation Can Lift Nations Out of Poverty”. Puna e tij përqendrohet në përdorimin e teorisë së inovacionit shkatërrues për të ndihmuar kombet të krijojnë rrugën e tyre drejt rritjes dhe mirëqënies afatgjatë.

Karen Dillon, një e diplomuar në Universitetin Cornell dhe Shkollën e Gazetarisë Medill të Universitetit Northwestern, është emëruar nga Ashoka si një nga gratë më me ndikim në botë dhe një burim i madh frymëzimi. Ish-redaktore e Harvard Business Review, ajo tani është redaktore e ekipit Global Prosperity dhe bashkautore e “The Prosperity Paradox: How Innovation Can Lift Nations Out of Poverty”.

Paradoksi i mirëqënies dhe investimeve në tregje të reja

Gjetja e një ugëtimi që bën të mundur elimin e varfërisë është e mundur, por para së gjithash është e nevojshme të kuptoni se çfarë e krijon varfërinë dhe të filloni të mendoni në një mënyrë tjetër.

Veprimet e bamirësisë drejt zbutjes së shenjave më të rënda të varfërisë (këto janë quajtur strategji shtytëse), ashtu si ndërtimi i puseve prej mungesës së ujit apo rrugëve për përmirësimin e transportit, nuk krijon mirëqënie në planin afatgjatë sepse shpesh janë infrastruktura ende të pa nevojshme dhe të paqëndrueshme nga tregu aktual.

Mirëqënia është relativisht fenomen i kohëve të fundit për shumë vende (shohim Kinën ose Korenë e Jugut), me mirëqënie kuptojmë procesin me të cilin gjithnjë e më shumë njerëz në një rajon arrijnë një nivel më të mirë të mirëqenies sociale, ekonomike dhe politike.

Disa vende mund të konsiderohen të pasura, sepse për shembull ato kanë shumë burime kryesore, por nuk janë të begata, pasi mirëqënia gjenerohet nga rritja e lirisë sociale, politike dhe ekonomike dhe nuk varet individualisht nga burimet e pranishme në vend.

Ky është paradoksi i mirëqënies: kërkimet në shumicën e vendeve tregojnë se mirëqënia afatgjatë nuk arrihet duke ulur varfërinë, por duke investuar në inovacione që krijojnë tregje të reja (inovacione shkatërruese). Këto funksionojnë si katalizatorë për fillimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Sa të rëndësishme janë risitë në krijimin e mirëqënies në një ekonomi dhe si t’i përdorim ato për të zgjidhur paradoksin e mirëqënies.

Elementet për të zgjidhur paradoksin e mirëqënies janë:

  • Gjetja e mundësive në tregjet e vendeve që janë në një situatë të vështirë ekonomike, ku mesa duket nuk ka konsumatorë
  • Investimi në inovacione që kanë aftësinë të krijojnë tregje të reja (të cilat nga ana tjetër prodhojnë vende pune dhe lehtësojnë ekonominë e vendit)
  • Ekzekutojmë strategjitë e zhvillimit Pull (të tërheqjes), kjo do të thotë që infrastrukturat dhe institucionet e reja të krijohen në një vend kur tregu e kërkon atë dhe jo më parë

Kur flasim për inovacion, nënkuptojmë “një proces përmes të cilit një organizatë transformon punën, kapitalin, materialet dhe informacionin në produkte dhe shërbime me vlera të mëdha”. Kështu, risitë që krijojnë tregje të reja i bëjnë produktet dhe shërbimet komplekse dhe të shtrenjta më të lira dhe më të arritshme për një segment të ri njerëzish, në një shoqëri të përcaktuar si “jo-konsumatorë”.

Jo-konsumatorët janë individë që e kanë të vështirë të bëjnë progres sepse zgjidhja gjithmonë ka qenë jashtë mundësive të tyre, ata janë segmenti i popullsisë që nuk mund të përballojnë produktin/shërbimin për shkak të mungesës së mjeteve, inovacionet që krijojnë tregje synojnë pikërisht te tyre.

Risitë e mira që krijojnë tregje kanë tre rezultate të dallueshme: 

  • Krijojnë vende pune (faktor vendimtar në krijimin e mirëqënies së një vendi)
  • Krijojnë fitime të cilat më pas investohen për të financuar shërbimet publike
  • Kanë aftësinë të ndryshojnë kulturën e një kompanie. 

Sapo të krijohen tregjet që u shërbejnë jo-konsumatorëve, të njëjtat tregje tërheqin burime të tjera të nevojshme (infrastruktura, institucionet, arsimi, etj…) për të siguruar mbijetesën e tyre.

Shembull praktik: në 1990 Mo Ibrahim, ish-drejtori teknik i British Telecom, ishte i pari që mendoi të themelonte një kompani telefonike në Afrikë, duke shkuar kundër idesë së përgjithshme se vendi ishte një rast i dëshpëruar. Ibrahimi themeloi Celtel, me idenë e krijimit të një rrjeti telekomunikacioni Pan-Afrikan.

Natyrisht ai u gjend përballë pengesave të ndryshme, para së gjithash krijimin e një rrjeti infrastrukture nga e para, por në gjashtë vjet Celtel u zgjerua në trembëdhjetë vende afrikane, duke përhapur përdorimin e telefonave celularë.

Mo Ibrahim kishte krijuar një treg të ri në Afrikë dhe një efekt domino që arriti të zhbllokojë potencialin e industrive të tjera, të tilla si teknologjia financiare (aftësia paguese telefonike tani mund të përdoret si një garanci për të siguruar kredi).

Klasifikimi i llojeve të ndryshme të inovacionit dhe llojeve të tyre të ndryshëm të ndikimit në treg

Hulumtimet tregojnë se ekzistojnë tre lloje të inovacioneve:

  • Risitë e qëndrueshmërisë janë përmirësime të zgjidhjeve ekzistuese në treg dhe u drejtohen konsumatorëve që kërkojnë performancë më të mirë nga një produkt ose shërbim, nuk tërheqin konsumatorë të rinj dhe ndikimi i tyre në zhvillim është i kufizuar.
  • Inovacionet e efiçencësi lejojnë kompanitë të prodhojnë më shumë duke përdorur më pak burime; zakonisht janë risi që ndikojnë në proceset e krijimit të produktit/shërbimit dhe rrallë herë krijojnë vende të reja pune.
  • Risitë që krijojnë tregje në plot kuptimin e fjalës, por ato nuk krijojnë tregje çfarëdo, tregjet e krijuara u shërbejnë individëve për të cilët nuk kishte asnjë produkt ose për të cilët produkti ekzistues ishte i paarritshëm, në një farë kuptimi e demokratizojnë një produkt/shërbim i cili më parë ishte ekskluziv.

Ndërsa inovacionet e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit i mbajnë tregjet konkurruese, ato nuk luajnë një rol të madh në krijimin e tregjeve të reja ose vendeve të punës si inovacionet që krijojnë treg.

Këto të fundit kanë aftësinë të krijojnë vende pune lokale (të vështira për t’u transferuar në vendet e tjera) dhe globale (lehtësisht të transferueshme në vendet e tjera për të përfituar nga kostot e ulëta të punës).

Për më tepër, fitimet nga inovacionet që krijojnë tregje prodhojnë një efekt domino dhe mund të financojnë inovacionet e ardhshme lokale. Të kuptuarit se cila risi shkakton rezultate të caktuara është hapi i parë në arritjen e qëllimeve tuaja, së dyti duhet të kuptoni pse jo-konsumatorët vendosin të mos përdorin një produkt të caktuar dhe të krijojnë zgjidhjen e duhur për ta.

Pesë elementët që një sipërmarrës duhet të kërkojë në krijimin e një tregu të ri janë:

  1. Një model ekonomik që synon jo-konsumatorët. Këto mund të identifikohen përmes katër pengesave që nuk i lejojnë individët të përparojnë: mungesa e aftësive që i lejon ata të përdorin produktin ekzistues në treg; mungesa e pasurisë për të blerë produktin; pamundësia për t’u qasur me produktin; koha e kërkuar nga shërbimi/produkti është ndaluese për këtë grumbull konsumatorësh “të mundshëm”.
  2. Një teknologji që siguron nivele progresive të larta të performancës me kosto të ulët.
  3. Një rrjet me vlerë të re, një rrjet i ri i prodhimit të produktit/shërbimit që ripërcakton kostot. Shumë shpesh, në një vend të varfër, kjo nënkupton krijimin e infrastrukturës nga e para dhe formimin e një modeli të integruar ekonomik kur nuk është e mundur të varet nga furnitorët, siç janë logjistika, paketimi, prodhimi i energjisë dhe transporti. Kur një kompani integron të gjitha këto aspekte, kostot mund të shndërrohen në fitime duke shitur shërbimet e krijuara për prodhimin dhe shpërndarjen e produktit të saj te kompanitë e tjera në vend.
  4. Një strategji fleksibël.
  5. Mbështetje nga nivelet ekzekutive.

Shembull praktik: Tolaram është një nga kompanitë më të njohura në Nigeri, krijuesi i makaronave spaghetti në çast Indomie me famë botërore.

Në vitin 1988, Tolaram filloi të shiste spaghetti për 20 cent, secilën në një vend në kufinjtë e varfërisë.

Tolaram ka bërë të arritshëm një produkt për të cilin mendohej se nuk kishte treg dhe falë tij ai ka krijuar infrastrukturat e tërë Nigerisë.

Infrastrukturat për prodhimin e energjisë elektrike, për trajtimin e ujit, një rrjet për ujërat e zeza dhe strukturat arsimore; duke krijuar kështu miliona vende të reja pune dhe duke shitur shërbimet e infrastrukturës së krijuar, kompanive të tjera në zhvillim. Tolaram është bërë një mbështetës aktiv i mirëqënies dhe zhvillimit të vendit.

Ndikimi i zhvillimit dhe mirëqënies në kulturën e një vendi

Institucionet e një shoqërie pasqyrojnë vlerat e saj, nuk i krijojnë ato. Kështu që eksportimi i institucioneve efikase që funksionojnë në një vend tjetër nuk është një zgjidhje efektive. Institucionet nuk mund të imponohen, pasi ato evoluojnë me shoqërinë së cilës i përkasin.

Në përgjithësi, vendet e varfëra janë të rrënuara nga institucione të korruptuara që kufizojnë zhvillimin e tyre. Për të zgjidhur këtë problem, hapi i parë është të kuptojmë vlerat e një vendi dhe pastaj të kuptojmë se si formohet një kulturë në radhë të parë. Kultura përcaktohet si një metodë bashkëpunimi drejt qëllimeve të përbashkëta që ndiqet aq shpesh dhe prodhon rezultate aq të dukshme sa individët nuk mendojnë se po ndjekin ndonjë metodë tjetër.

Nëse formohet një kulturë, individët do të bëjnë në mënyrë të pavarur atë që është e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Prandaj, institucionet janë rezultat i një sërë sjelljesh që janë kodifikuar si efektive. Siç u përmend më lart, risitë që krijojnë tregje prodhojnë shërbime dhe zgjidhje që janë të arritshme për një klasë të re të konsumatorëve, kjo zgjidhje e re mund të ketë një ndikim të madh në shoqëri.

Sistemi i shpërblimit dhe ndëshkimit është i rëndësishëm në një vend në zhvillim, nëse nuk ka punë që shpërblejnë individët, ata do të gjejnë metoda të tjera të nxjerrjes së fitimeve edhe nëse metoda të tilla nuk janë produktive për shoqërinë. Pra, nuk ka rëndësi se sa qëllim të mirë ka reforma institucionale, nëse nuk krijohet ose nuk lidhet me tregje që iu shërbejnë sa më shumë individëve, vështirë se do të jetë e qëndrueshme.

E thënë thjeshtë, sa më shumë novatorë të demokratizojnë zgjidhjet për masat, duke krijuar mundësi dhe potencial për rritje dhe pasuri, aq më shumë institucione mund të rriten dhe të qëndrojnë të forta. Formimi i një kulture dhe respektimi i institucioneve është një proces kumulativ, por të kuptuarit se çfarë krijon dhe mbështet institucione efekikase dhe efiçente, gjithashtu edhe arsyen që i shtyn individët drejt korrupsionit është hapi i parë drejt mirëqënies.

Shembull praktik: zhvillimi i institucioneve lokale ndihmoi Venecian të bëhej një nga kryeqytetet më të mëdha tregtare në botë. Tregtia në distanca të gjata kishte pasuruar tregtarët të cilët përdorën ndikimin e tyre të ri për të sjellë ndryshime në “udhëheqjen”, për shembull duke çuar në fund të zakonit për të cilin zyra e Doge ishte e trashëgueshme dhe në krijimin e një parlamenti në 1172 pas Krishtit.

Gjatë kësaj periudhe, lulëzoi institucioni i njohur si Colleganza, një lloj shoqërie aksionare, e cila financonte kërkime në distanca të gjata. Në këtë mënyrë, Colleganza shpërndau rrezikun e pjesëmarrjes në udhëtime të tilla tek një numër më i madh njerëzish dhe gjithashtu demokratizoi shpërblimin, pasi ai lejoi më shumë Venedikas, për të cilët ishte më parë e pamundur, të investonin në ekspedita të tilla.

Në të njëjtën mënyrë, Colleganza ndikoi në industrinë e ndërtimit të anijeve, burimet e nevojshme për ndërtimin e tyre dhe kërkesën për ekuipazhe, duke pasur kështu një ndikim të gjerë në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit