-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I nderuar president Rexhep Tajib Erdogan!

Më të lexuarat

Une kam shkruar kunder teje dhe pro teje. Te kam levduar dhe te kam kritikuar dhe kete e kam paguar shume shtrenjte. Kam shkaterruar jeten time per parimet e mia, per Drejtesine dhe Shqiperine. Ma di Zoti edhe nese nuk ma di njeri. Ty te kanë nxire nje tufe me hajdute e malukate qe fshihen pas emrit tend. Zoti mbi shtate qiejt eshte deshmitar se une nuk kam marre ne jeten time asnje cent prej Turqise dhe prej asnje Shteti tjeter.

 

Ta përmend këtë qe ta lexojnë edhe ata që na lexojnë sepse populli im thotë: “Qeni leh aty ku ha”. Kete e dinë shërbimet e tua sekrete dhe shërbimet sekrete të vendit tim. Ti e di qe sa here kam ardhur ne Turqi kam ardhur me parate e xhepit tim, e megjithate qente nuk me quajne Kreshnik, por Osman. Kur shoh llojin e qenve qe te sulmojne shkelqesi zemra anon serish nga ti.

 

Edhe sikur neser te te varin ne litar qente qe te jane versulur, edhe sikur te behesh Sulltan, te premtoj se do te shkruaj prape kunder teje, por ne pjesen time te Shqiperise qe nuk ka qen bir qeni te ma marre perpara se te vdes, e ndaj bashke me ty vella, ndihu rehat si ne shtepine tende, duan apo refuzojne qente. Ke hise, ke vellezer zemre, ke konak qe te pret ne keto toka sa here te te teket qejfi ty!

 

Paqja e Zotit qofte mbi ty!

Kreshnik Osmani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit