11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rreth 46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë

Më të lexuarat

Në Kosovë për herë të parë është organizuar konferenca e Ndërtimit e emëruar “CONRECON Prishtina 2018”
Konferenca e cila është organizuar nga media “Ndërtimi”, ka për qëllimi diskutimin e problemeve të shumta në fushën ndërtimit.

Drejtori i Medias “Ndërtimi”, Valon Vataj, ka thënë se ka probleme të mëdha në fushën e ndërtimit dhe, sipas tij, konferenca ka për qëllim të zgjidhë edhe problemet e mjedisit të cilat shkaktohen nga ndërtimi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Prishtina është shndërruar në një qytet të Ballkanit në fushën e ndërtimit. Sipas tij, edhe pse shumë flitet për ndërtim, por ende ka probleme në këtë fushë.

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë se si është ndërtuar Prishtina, e që, sipas tij, ajo është ndërtuar për 200 mijë banorë, kurse sot ka mbi 500 mijë banorë.

Por, sipas tij, është duke u punuar që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të ndërpriten ndërtimet e egra. Ndryshe, Prishtina është përballur me ndërtime pa leje dhe sot në kryeqytet janë 46 mijë ndërtime pa leje.

Në këtë konferencë u përmend se në këtë sektor ka edhe vdekje tragjike, ku dje ka humbur jetën një punëtor në Prishtinë, i cili ishte duke punuar në një objekt të lartë, dhe ka rënë prej katit shtatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit