0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Gruaja ime ka pasur një lindje ditën e parë të ramazanit të kaluar, tani erdhi ramazani tjetër dhe ajo është duke ushyer me gji… si do të jetë gjendja e saj?

Më të lexuarat

Shejkh Ibn Baz- Allahu e mëshiroftë- është pyetur nga një person i cili thotë:

Gruaja ime ka pasur një lindje ditën e parë të ramazanit të kaluar, tani erdhi ramazani tjetër dhe ajo është duke ushyer me gji… si do të jetë gjendja e saj?
Përgjigja:
Nuk ka asgjë të keqe që ajo të prishë agjërimin nëse gjidhënien e dëmton agjërimi.
Pra i lejohet nëse është duke ushqyer me gji, apo shtatzënë ose e sëmurë, të gjitha këto janë të justifikuara, derisa ajo të jetë në gjendje të agjërojë.
Nëse vjen Ramazani tjetër dhe ajo ushqen me gji dhe nuk mund të agjërojë, madje e ka të vështirë për shkak të gjidhënies, atëherë ajo nuk agjëron as Ramazanin tjetër, dhe e shlyen atë pasi të ketë fuqi për këtë… ose kur të ndajë fëmijën nga gjiri ose të ketë fuqi që ta ndihmojë të agjërojë, ose mjete të tjera aftësie.
Përfundimisht themi se, përderisa agjërimi është i vështirë për të, për shkak të ushqyerjes me gji ose shtatzanisë, ose për shkak të ndonjë sëmundjeje, ajo e prish agjërimin dhe nuk ka shlyerje për të. Sepse ajo nuk i ka hequr shpresat për të agjëruar, por shpreson se do të mund ta bëjë këtë. Kështu që kur Zoti të ia lehtësojë agjërimin, elhamdulilah, i agjëron të gjitha ditët e kaluara, radhazi ose veçmas nuk ka asgjë… dhe nuk ka shlyerje për të. Po.
Prezantuesi: Nëse e prish agjërimin për shkak të ushqyerjes me gji, a duhet të bëjë ndonjë gjë me kompensimin apo jo?
Shejkhu: Jo, nuk ka për të asgjë; Sepse gjendja e saj është si i sëmuri.
Prezantuesi: Sepse është si i sëmuri?
Shejkhu: Po.
Prezantuesi: Allahu u shpërbleftë me të mira.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit