Gjermania tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani të martën në mbrëmje dhe i dha fund misionit më vdekjeprurës ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ushtarët tanë të fundit u larguan nga Afganistani sonte pas gati 20 vjetësh dhe janë duke u kthyer në shtëpi,” tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.
“Ky është fundi i një kapitulli historik, një mision intensiv që provoi Bundeswehr-in dhe në të cilin Bundeswehr-i provoi veten në betejë.”
Ushtria gjermane zhvilloi betejat e saj të para tokësore në Afganistan që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe NATO njoftuan në mes të prillit se do të tërhiqnin rreth 10,000 trupa të huaja nga Afganistani deri në 11 Shtator, 20-vjetorin e sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë (WTC) në New York, e cila ishte arsyeja e misionit.
Gjermania kishte kontigjentin e dytë më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara. Ajo vendosi rreth 150,000 prej tyre në dy dekadat e fundit dhe shumë prej tyre kanë shërbyer më shumë se një mision. Ajo la aty 59 ushtarë të vrarë. /tesheshi.com/