7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Gjermani: Frankfurti do të festojë Ramazanin me ndriçimin e dritave dekoruese në sheshin kryesorë

Më të lexuarat

Për herë të parë, qyteti gjerman i Frankfurtit do të festojë muajin e shenjtë të Ramazanit duke ndriçuar rrugën kryesore me gjysmëhëna, yje dhe fenerë. Muslimanët vendas e kanë mirëpritur këtë veprim.

Qyteti gjerman i Frankfurtit po synon të dërgojë një mesazh paqeje dhe bashkimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit duke ndriçuar për herë të parë rrugën qendrore me gjysmëhëna, yje dhe dekorime të tjera, njoftuan të martën së pari mediat gjermane.

Nga 10 marsi deri më 9 prill, një muaj agjërimi dhe reflektimi për muslimanët, rruga e këmbësorëve Grosse Bockenheimer Strasse e Frankfurtit – e njohur në gjuhën e folur si Fressgass (përafërsisht: rrugicë ushqimore) për shkak të përhapjes në të të kafeneve dhe restoranteve – ajo do të ketë një tabelë të madhe që lexon “Gëzuar Ramazan!” dhe ndriçime të tjera.

“Ramazani është një kohë në të cilën njerëzit reflektojnë mbi atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetë: të kesh diçka për të ngrënë, një çati mbi kokë dhe paqe dhe rehati me familjen, miqtë dhe fqinjët,” shpjegoi kryetarja e këshillit të qytetit Hilime Arslaner.

“Jam e kënaqur që këto mesazhe paqeje gjatë Ramazanit do të jenë të dukshme në Frankfurtin tonë”, shtoi ajo.

Kryebashkiaku i qytetit Nargess Eskandari-Grünberg tha se mesazhe të tilla janë veçanërisht të rëndësishme në kohë lufte dhe krize, duke shtuar: “Këto janë dritat e bashkimit: kundër paragjykimit, diskriminimit, racizmit anti-musliman dhe gjithashtu antisemitizmit”.

Muslimanët e Frankfurtit mirëpresin shenjën e bashkimit

Me një popullsi prej gati 800,000 banorëve, Frankfurti është qyteti i pestë më i madh i Gjermanisë (pas Berlinit, Hamburgut, Mynihut dhe Këlnit) dhe qendra e sektorit financiar të vendit. Është gjithashtu një nga qytetet më krenare në Gjermani për multikulturalizmin, duke pas në mesin e saj një komunitet të muslimanëve që përbëjnë rreth 15% të popullsisë (100,000-150,000).

Mohamed Seddadi, kryetar i Komunitetit Musliman të Frankfurtit, për këtë arsye i mirëpriti planet e ndriçimit si “shumë kuptimplote për muslimanët”, duke thënë se ato sinjalizuan se: “Ne të gjithë i përkasim së bashku këtij vendi dhe kësaj shoqërie”.

Ndërsa ndriçimi publik i rrugëve ka qenë prej kohësh pjesë e festimeve fetare të krishtera, veçanërisht në Krishtlindje, muslimanët në vendet perëndimore gjithashtu kanë filluar gjithnjë e më shumë të dekorojnë shtëpitë dhe ndërtesat e tyre gjatë Ramazanit, thotë Raida Ch, drejtuese e Akademisë për Islamin në Kërkime dhe Shoqëri (AIWG), në Universitetin Goethe në Frankfurt.

“Jam i kënaqur për këtë shenjë njohjeje për muslimanët,” tha Naweed Ahmed, një zëdhënës nga komuniteti musliman.

CDU që kishte ndaluar disa herë këtë përpjekje, kësaj radhe kundërshtimin e lidhi me faktin se ndriçimi për Krishtlindje bëhej nga shoqatat tregtare dhe nga donacionet, ndërsa ndriçimi për Ramazan po bëhet me fondet publike të qytetit

Kryebashkiaku Eskandari-Grünberg tha se kostoja e ndriçimit të qytetit ishte 75,000 € (81,600 dollarë).

Yannick Schwander, një përfaqësues nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë në qytet, vuri në dukje se financimi për dritat e Krishtlindjeve në Frankfurt erdhi nga shoqatat tregtare dhe donacionet dhe argumentoi se financimi i qytetit për dritat nuk duhet të jetë vetëm për një fe.

“Ne jemi të mendimit se nëse një mundësi e tillë ekziston, atëherë ajo duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve fetare në Frankfurt,” tha Schander, sipas raportimit nga transmetuesi publik lokal HR.

Eskandari-Grünberg mohoi këtë supozim dhe tha se qyteti shpenzon shumë më shumë para për dritat e Krishtlindjeve përmes programit të tij të zhvillimit të bizneseve se sa që po shpenzohet për Ramazanin.

Nga DW, solli në gjuhën shqipe: kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit