17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim dr. Hasan Kamil Yilmaz

Më të lexuarat

Prishtinë, më 6 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame të Universitetit “Sabahattin Zaim” të Stambollit, prof. dr. Hasan Kamil Yilmaz, i cili shoqërohej nga koordinatori i Fondacionit “Hudayi Vakfi”, z. Rafet Bilaq dhe koordinatorin e Shoqatës “Istanbul” në Kosovë, z. Suayip Bashan.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu me angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë me punët dhe aktivitetet e institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresesë “Alauddin” dhe Fakultetit të Studimeve Islame.

Dekani Yilmaz, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur kështu edhe urimet e tij për mandatin e ri të Myftiut Tërnava.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit