Pyetje: Ka njerëz që komentojnë daljen e gjarpërinjëve nga varret e njerëzve duke thënë se ata njerëz (të varreve) kanë qenë mëkatarë. Disa njerëz i përmendin këta njerëz me emra dhe e shpërndajnë këtë nëpërmjet telefonit mobil. Çfarë thoni për këtë?
Përgjigja: Kjo është një prej metodave të terrorizimit dhe frikësimit të njerëzve. Kjo nuk është e lejuar. Edhe në qofte se e sheh ndonjë nga kafshët të dalë nga varri, ti duhet ta fshehësh (identitetin) personin që është në varr. Çfare di ti di? Ndoshta kafsha jeton në gropë dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vdekurin. Kjo nuk të hyn në punë dhe nuk lejohet ta shpërndash dhe, nga padituria, të kesh mendim të keq për të vdekurin. Edhe sikur ta dish, duhet ta mbash të fshehtë, pasi ai është vellai yt i vdekur. Kini kujdes me këto mesazhe që përhapin mite dhe gjëra te tmerrshme. Kini kujdes me keto (gjëra) dhe mos i pranoni.
Shejh Feuzani / Ligjërata: Usul Ehl-is-Sunnah.