-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Gjaku lahet me gjak”, mesazhi i lënë tek vendi ku u rrah për vdekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

Më të lexuarat

“Gjaku lahet me gjak”. Një mesazh kërcënues u shfaq mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita në Mantua ku ndodhi rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar Atilio Ndrekai, i cili nuk mbijetoj dot.

Ngjarja e rëndë ndodhi midis të enjtes dhe të premtes së kaluar, ku shqiptari 23-vjeçar bashkë me italianin Pierfrancesco Ferrari, 35 vjeç nga San Giorgio Bigarello, i cili është ende në koma u rrahën me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri.

Ata ishin thirru në telefon në 3:00 të natës, për tu takuar, por më pas një grup prej të paktën 7 personash i kishte sulmuar brutalisht.

Sipas mediave italiane shkrimi që u gjet ka të bëjë me kanunin në Shqipëri dhe këto rregulla përdoren nga bandat shqiptare. e.l/abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit