7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rama: Kjo është arritja më e madhe diplomatike e Shqipërisë

Më të lexuarat

Kryeministri Rama e quajti mandatin të fituar të Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin i Sigurimit si suksesin më të madh të diplomacisë shqiptare.

“Zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është jo thjesht një sukses i madh, më i madhi për nga përmasat e impaktit në historinë e diplomacisë shqiptare, por edhe një arsye për të kuptuar se Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe për tjerët, sidomos për rajonin tone”, tha Rama në një event me këtë rast.

Ai hodhi sërish kritika ndaj BE-së por dhe vlerësime, kur tha se “sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE”.

“Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”, u shpreh Rama. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit