5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Gëlltitja e djersëve prish apo jo agjërimin?

Më të lexuarat

Pyetja: Ç’dispozite ka për agjëruesin, te cilit i rrjedhin djerset nga fytyra ne goje, ku ndien shijen e tyre; ky nëse gëlltit djerset, e prish apo jo agjërimin?

Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, me pas:

Gëlltitja e djersëve, me pështymë apo pa te, e prish agjërimin, siç kane thënë dijetaret, si: Ibnul Hemmami ne Fet’hul Kadir (fik’hun hanefit) dhe ne El Hazane: Nëse hyjnë lotët apo djersa e tij ne fyt dhe janë pak, një pike apo dy pika, nuk e prish agjërimin, ndërsa nëse janë shume, saqë e ndien edhe shijen e tyre ne fyt, prishet.

Megjithatë këtu duhet ndalur pak, sepse njeriu e ndien edhe shijen e një pike (djerse) dhe sipas meje, me mire është te konstatohet çështja ne baze te shijes (se djersës), sepse nuk ka nevoje për me shume se kjo sasi e djersëve. Pastaj këtë mendim timin, qe çështja te konstatohet menjëherë si t’i ketë gëlltitur djerset, një apo me shume qofshin, e përforcon edhe fetwaja e Kadi Han-it, i cili thotë: Nëse depërton një pike loti ose djerse ne fytin e tij ose gjak e ka thithur fyti i tij, prishet agjërimi i agjëruesit.

Bazuar ne këtë, kushdo qe gëlltit djerset e tij me qellim, duke qene agjerueshem,  ai prish agjërimin, e sidomos nëse djerset janë me shume se një pike.

Ne fetwate hindije thuhet: Pokeshtu edhe djerset e fytyrës nëse hyjnë ne goje te agjëruesit (prishin agjërimin).

Allahu e di më së miri!

Marre nga: www.islamweb.net

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit