4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gaza, qyteti historik i njohur me këtë emër që në lashtësi.

Më të lexuarat

Gaza

Gaza, qyteti historik i njohur me këtë emër që në lashtësi. Historikisht ka qënë në administrimin e Askalanit, i cili është vetëm 20km larg Gazës dhe krahina si krahinë njihet me emrin Askalan. Për këtë arsye është përmendur se imam Shafiu ka lindur në Gaza dhe në Askalan.

Imam Neveviu thotë: “Më i njohur është mendimi i shumicës se Shafiiu ka lindur në Gaza, por thuhet edhe në Askalan. Si Gaza ashtu edhe Askalani janë prej tokave të shenjta të cilat Allahu i ka begatuar; sepse të dyja janë vetëm dy merhale larg Kudsit”. Shiko librin “El mexhmu” të Neveviut (1/8).

Merhaleja është njësi matëse për distancat e largëta e barabartë me dy beride ose 40 km.

Në fakt s’ka kundërthënie mes dy thënieve; sepse ata që kanë përmendur Askalanin nuk kanë pasur për qëllim qytetin e Askalanit, por krahinën e Askalanit dhe Gaza është pjesë e saj.

Taberaniu _Allahu e mëshiroftë_ trasnsmeton në librin “El muxhemul kebir” me rivajetin e tij nga Muxhahidi dhe ky nga Ibn Abasi se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Zanafilla e çështjes (islamit) do të jetë profetësi dhe mëshirë. Më pas do të jetë kalifat dhe mëshirë. Pastaj do të jetë sundim (mulk) dhe mëshirë. Pastaj do të jetë udhëheqje (imaret) dhe mëshirë. Pastaj do të hahen me njëri-tjetrin (për pushtet) ashtu siç hahen gomarët. Ju merruni me xhihadin dhe xhihadi më i mirë është ribati dhe ribati më i mirë është Askalani”.

Hejthemiu, në librin “Mexhmaul zeuaid” thotë: “E transmeton Taberaniu dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm”. Edhe shejh Albani thotë: “Senedi i tij është i mirë”.

Ibn Haxheri, në “Fet’hul bari”, në komentimin e hadithit “Ribati një ditë në rrugë të Allahut është më e mirë se dynjaja dhe ç’ka në të”, thotë: “Ribati është qëndrimi në një vend që gjendet mes muslimanëve dhe pabesimtarëve për t’i mbrojtuar muslimanët prej tyre”.

Askalani, pjesë e të cilës është Gaza, është njohur historikisht si vend i përplasjeve dhe përleshjeve të shumta mes muslimanëve dhe kryqtarëve. Ajo ka qënë pikë strategjike e cila shpeshherë ka rënë në dorë të pushtuesve. Në kohën tonë, qyteti i Askalanit është nën pushtimin izraelit. Ai ra në dorën e tyre në tragjedinë e 48-tës dhe banorët e tij u dëbuan, shumica e të cilëve u shpërngulën në Gaza. Edhe sot e kësaj dite një pjesë e mirë e banorëve të Gazës në të vërtetë janë banorë të qytetit të Askalanit, të dëbuar nga shovinistët çifutë.

Shehislam Ibën Tejmija thotë: “Askalani ka qënë një pikë kufitare (thegr) e muslimanëve. Muslimanët e devotshëm (salihunët) banonin në të me qëllim ribatin në rrugë të Allahut. Kështu ka qënë edhe çështja edhe për vendet e tjera të ngjashme, si Malësia e Libanit, Aleksandria, Abadani apo vende të ngjashme me të në Irak, apo Kazvini, e shumë vende të tjera të cilat kanë qënë pika kufitare (thugur). Të devotshmit shkonin për të jetuar atje qëllimisht për ribat në rrugë të Allahut”. Shiko librin “Mexhmuul Fetava” (27/141).

Thegri është një term i njohur në fikhun dhe kulturën islame, i cili përdoret për ato qytete dhe pika kufitare, sidomos ato bregdetare, të cilat janë të hapura dhe të zbuluara ndaj sulmeve të armikut dhe nga të cilat kihet frikë depërtimi i pushtuesve në tokat e muslimanëve.

Nuk ka dyshim se Gaza sot është një tokë e tillë. Ajo është një mburojë për muslimanët mbas tyre. Rënia dhe lëshimi i saj nënkupton zbulimin e muslimanëve të tjerë dhe shtrirje të pushtuesit deri në lumin e ëndrrave të tyre, në Nilin e Egjiptit dhe Allahu i lartë është më i ditur.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit