-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fshehtësia e një martese të lumtur

Më të lexuarat

“Hyrje në bashkëshortësi

“Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Dharijat: 49)

Pra, ju po martoheni? Ju përgëzojmë! Zoti ju begatoftë juve dhe të zgjedhurin tuaj me jetë të gjatë dhe të lumtur!

Të lësh fëmijërinë pas dhe të bëhesh bashkëshort dhe bashkëshorte nëse kemi parasysh Islamin, është hapi më i rëndësishëm të cilin krijesa njerëzore do ta kishte bërë në interes të mirave dhe lumturisë personale.”

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj”

“palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rum: 21)

“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit.” (Furkan: 74)

Martesa është aq hap i rëndësishëm, saqë i Dërguari ynë Fisnik (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka cilësuar si “gjysma e fesë”:

“Ai që është martuar, ka plotësuar gjysmën e fesë (imanit) së tij, andaj le të ketë frikë Allahun e lartësuar për pjesën tjetër të mbetur.”1

Nevojitet vetëm të hapni sytë dhe veshët dhe të mendoni mbi martesat e njerëzve të cilët i njihni në rrethinën e familjes suaj, miqve dhe të njohurve, që të bindeni se me të vërtetë është ashtu.”

“Nëse martesa juaj është e lumtur dhe e suksesshme, atëherë, pa marrë parasysh shqetësimet që mund t’ju gjejnë, pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasni në jetë, pa marrë parasysh sëmundjet dhe rrethanat e padëshiruara, çdoherë do t’i prisni ata sikur të keni pas shpine një fortesë të sigurt dhe në brendësinë e mureve të së cilës për pak çaste do të mund edhe t’i harroni të gjitha traumat dhe trishtimet e të jeni i dashur nga dikush.

Por, martesa është vendi më i kërkuar i testimit të fesë. I Dërguari Fisnik (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) nuk ka pohuar kot se martesa është “gjysma e besimit”. Kur dy njerëz me vetëdije të plotë tentojnë që martesën dhe familjen e tyre t’i udhëzojnë sipas dëshirës së Zotit, ata me të vërtetë kanë filluar rrugën për në Xhenet.

Ngase ajo që bën martesën është dashuria jo lloji naiv-sentimental i ëndrrave”

“romantike, por, ai lloj i dashurisë që përvjel krahët dhe përballet me problemet. Dashuri e cila qëndron pas teje edhe kur të gjithë të tjerët çohen në këmbë dhe neveritshëm flasin kundër teje, derisa ti beson se partneri yt që të njeh më mirë se të tjerët do të arsyetojë dhe do të dalë në mbrojtjen tënde.

Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë? Ju që jeni rritur në rrethana fatkeqe, në familje të tronditura nga frustracionet dhe depresioni, ku të moshuarit kanë qenë të zemëruar, cinikë dhe tepër autoritarë, ndoshta jeni pyetur se, a është e mundur të keni një lidhje aq të lumtur dashurie me një qenie tjetër njerëzore?

Me mëshirën e Zotit është e mundur dhe kjo është ajo që Allahu dëshiron për ju kur kërkon të praktikoni Islamin e që do të thotë t’i dorëzohesh mëshirës së Tij.

Por, martesa e lumtur, thjesht nuk është formuar në qiell. Ajo nuk bëhet rastësisht.”

“Kur hyni në një kopsht të bukur dhe ju mahnit bollëku dhe bukuria e luleve, rregullimi konciz i gardheve dhe sipërfaqes së barit, mungesa e insekteve sulmuese… nuk ju shkon aspak ndërmend se e tërë kjo është bërë rastësisht. Menjëherë kuptoni se këtë kopsht e ka rregulluar ndonjë person apo persona që duan kopshtarinë dhe të cilët kanë qenë të vendosur që, pa marrë parasysh problemet që paraqiten, të bëjnë diçka jashtëzakonisht të bukur dhe ngazëlluese me këtë kopsht. Edhe martesa kultivohet në mënyrë identike.

Duhet të jeni në gjendje që në kokën tuaj të imagjinoni llojin e kopshtit/martesës të cilin do ta kishit dëshiruar dhe vetëm do të ndjeheni të gatshëm të punoni në këtë drejtim. Nëse gjërat rrjedhin paksa më ndryshe nga ajo që keni pritur, kjo nuk do të kishte shumë rëndësi, pasi ju keni planin kornizë i cili ju çon në rrugën e drejtë dhe “çdo send i paparashikuar do të vihet në shërbim të realizmit të qëllimit të caktuar.

Të vazhdojmë me pamjen e kopshtit. Duhet të jeni në gjendje të njihni farën që po e mbillni dhe të largoni farat e bimëve që nuk i doni, përpara se ato të fillojnë të bëjnë probleme. Le të zhvillohet fara në lule të këndshme, derisa barishtet e tjera të dëmshme, për shembull si hardhia, kacavirren anembanë dhe ngufasin gjithçka, derisa kopshti të shkatërrohet.

Duhet të jeni të kujdesshëm që kopshtin tuaj të mos e sulmojnë insekte të cilat, edhe pse pohojnë se kanë të drejtë jetese, jetojnë në llogari tuajën dhe shkatërrojnë atë që ju keni mbjellë.

Duhet të kujdeseni për motin dhe kur nuk do të ketë shi të mjaftueshëm duhet të siguroni vetë ujë për ujitjen e kopshtit që të pengoni tharjen e tij. Gjatë thatësirave të mëdha mundesh të shndërrohesh në rob të “vërtetë, por ju e dini se pa atë mund, kopshti juaj do të thahet dhe do të vdesë. Juve ju mbetet të zgjidhni se, a do ta mirëmbani atë në jetë?

Të gjithë muslimanet dhe muslimanët e devotshëm duhet ta mendojnë mirë në rast se mendojnë se Zoti ua ka dhënë martesën si diçka ku ata do të mund të rrinë duarkryq dhe vetëm të “shikojnë se si rriten lulet”. Zoti nuk ua jep asnjëherë njerëzve këtë privilegj. Nëse dëshironi të kënaqeni me diçka, atëherë duhet të punoni për atë gjë, duhet ta meritoni dhe ta vlerësoni të drejtën që ju takon.

Gjithçka në jetë është dhuratë dhe askush nuk ka të drejtë në asgjë. Madje edhe trupi juaj është dhuratë në të cilin kënaqet apo nuk kënaqet shpirti juaj gjatë qëndrimit të shkurtër në tokë. Ai nuk është këtu si formë e përhershme e universit. Në të vërtetë, nuk ekzistojnë karakteristika të përhershme të “botës, nuk janë të tillë as shkëmbinjtë prej të cilëve janë formuar malet e larta!

Zoti na ka bërë neve drejtues, kalif, kujdestarë të këtij planeti2 të parashikueshëm dhe të jetës në të. Ndërsa forma më e rëndësishme e jetës për të cilën do të kemi mundësi të kujdesemi, është me partnerin tonë, bashkëshortin apo bashkëshorten. Me një person të tillë pretendojmë që në dashuri të lindim gjenerata të reja të muslimanëve dhe t’i udhëzojmë në rrugët e tyre të veçanta, duke u ofruar përkrahje morale dhe financiare. Me një njeri të tillë shpresojmë të ndërtojmë jetën tonë, të çliruar nga frika, pendimi dhe pasiguria, kështu që do të mund të përqendrohemi në përmbushjen e “kohës së lirë” me dashuri dhe me devotshmëri ndaj Zotit.

Ja pra, prandaj është martesa “gjysma e fesë”. Islami është i tillë që të mbulojë çdo “aspekt të jetës së besimtarit, njëzet e katër orë në ditë. Lidhja me bashkudhëtarin tonë të jetës dhe me familjen, me siguri merr të paktën gjysmën e asaj kohe, e disa grave madje tërë kohën e tyre.

Vetëm duke rrezikuar veten mund ta lëmë pas dore këtë detyrë shumë të rëndësishme që kemi. Asnjë qenie njerëzore nuk është krijuar që të jetojë vetë – qoftë ajo edhe një vetmi e ëmbël, duke menduar se asaj apo atij i duket disi “më mirë” se të tjerëve, ose në një vetmi të trishtueshme, e shkaktuar nga bukuritë e jetës dhe nga përmbushja e ëndrrave dhe nevojave natyrale. Zoti e ka krijuar burrin dhe gruan nga një shpirt që të jetojnë dhe të punojnë së bashku.

“O ju njerëz! Kine frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra…” (Nisa: 1)

“O ju njerëz! Vërtet, Ne ju krijuam ju prej një “mashkulli dhe një femre…”3 (Huxhurat: 13)

Në këtë ka shenjë të sigurt. Secili prej tyre ka nevojë për njëri-tjetrin. Njerëzit mund të jetojnë, të punojnë dhe të besojnë vetë, por kjo është vetëm një “gjysmë jete”.

Çdo burrë i vetmuar, apo çdo e ve që jeton vetë, do t’ju thotë se nuk është e pamundur të jetohet dhe të mbijetohet vetë dhe ndoshta edhe do të kënaqeni ndonjëherë në këtë jetë, sepse jeni të lirë të jeni egoistë dhe të bëni ç’të dëshironi, pa u kushtuar rëndësi nevojave dhe dëshirave të tjerëve. Por, është i tmerrshëm çmimi i një ekzistence të tillë të vetmuar.

Kjo është si një njeri i verbër i cili zhvillon së tepërmi shqisën e dëgjimit, me qëllim që të plotësojë humbjen e të parit dhe kështu të mbijetojë; ose si një njeri i paralizuar në karrocë invalidësh, zhvillon muskuj të fortë të duarve që të zëvendësojë mungesën e këmbëve. Kjo gjë mund të bëhet, por është

“një proces i gjatë dhe i vështirë.

Jeta martesore përmban në vete edhe tensione, por ajo jetë të siguron atë lloj qetësie për të cilën qenia njerëzore ka nevojë natyrale. Imam Gazaliu ka vënë re se:

Njëra nga gjërat e dobishme të martesës është gëzimi i shoqërimit me partnerin, shikimi në të dhe të zbaviturit së bashku, gjë me të cilën freskohet zemra dhe forcohet për ibadet, pasi shpirti është i prirur për monotoni dhe për të lënë detyrat pas dore si diçka që kjo gjë nuk i duket natyrale. Nëse shpirti detyrohet t’i bëjë ballë diçkaje që nuk dëshiron, ai do të tërhiqet, e nëse kohë pas kohe freskohet me kënaqësi, ai fiton fuqi të reja.4

Plani që Zoti e ka bërë për njeriun është i tillë që meshkujt dhe femrat e kanë më mirë të jetojnë së bashku.

Njerëzit punojnë bashkë si lloje të ndryshme të ekipeve. Ata bashkëpunojnë për “shkak të lojërave dhe sporteve; bashkohen për të bërë punë që janë të tepërta për një njeri, siç mund të jetë ndërtimi i një shtëpie. Ata ndahen në menaxherë dhe punëtorë që të organizojnë ndërmarrje dhe të fitojnë për të jetuar. Por, ekip themelor dhe më i rëndësishëm se të gjithë të tjerët, është ekipi që e formojnë mashkulli dhe femra që kanë vendosur të jetojnë së bashku, në një vend, si burrë dhe grua.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit