3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Francë, ekstremistë të djathtë sulmojnë konferencën për Palestinën, lëndojnë 3 persona

Më të lexuarat

Një grup i ekstremit të djathtë me shkopinj në duar bastisi një konferencë mbi Palestinën në Lion të Francës, duke lënduar lehtë tre persona, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës Le Progres, Komuniteti Palestine 69 ka mbajtur një konferencë për Palestinën në Lion.

Zona e konferencës, ku po merrnin pjesë afërsisht 100 persona, u bastis nga një grup prej 40 deri në 60 persona, të veshur me maska ​​dhe që mbanin shkopinj dhe fishekzjarrë.

Pjesëmarrësit, të cilët tentuan të pengonin grupin për të mos hyrë në zonën e konferencës, krijuan barrikadë me karrige dhe tavolina para derës së sallës.

Grupi i ekstremit të djathtë hodhi fishekzjarrë në hyrje të zonës së konferencës.

Sulmuesit u arratisën para se ekipet e policisë të mbërrinin në vendngjarje.

Në incident, ku mbetën të plagosur lehtë tre persona, u ndalua një ekstremist i djathtë.

/mesazhi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit