16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Koreografi e paparë për nder të Palestinës: Tifozët në Spanjë kishin veshur rroba “të përgjakura”

Më të lexuarat

Grupi i tifozëve të Real Sociedadit publikoi një video të një koreografie kushtuar Palestinës që organizuan në stadium ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas.

Tifozët e Real Sociedad janë të njohur për mbështetjen e tyre për Palestinën që nga fillimi i bombardimeve izraelite të Gazës.

Ata mund të mos jenë në sy të publikut aq sa tifozët e Celticut, të cilët kanë mbështetur Palestinën për disa dekada, por paraqitja e tyre e fundit bëri xhiron e botës.

Ndonëse dueli u luajt të mërkurën, dhe përfundoi me fitoren 3-1 të vendësve, vetëm sot në faqen zyrtare të grupit të tifozëve është publikuar një video e paraqitjes së plotë.

Tifozët e Sociedad kanë veshur rroba të cilat janë të mbuluara me të kuqe dhe aludojnë për gjak. Gjatë asaj kohe, ata mbanin flamuj palestinezë dhe kështu u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen për vuajtjet e njerëzve të pafajshëm në Gaza.

Videot janë përhapur shumë shpejt në rrjetet sociale sot, pasi janë publikuar.

Ndryshe, Sociedadi së bashku me Interin tashmë kanë siguruar një vend në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve, edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur.

Në të njëjtin grup janë edhe Benfica dhe Red Bull Salzburgu. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit