Feja Islame dhe Dashuria
Dashuria është emocion të cilin Allahu i madhërishëm e ka krijuar te çdo njeri dhe u ndihmon atyre që të lidhen me njëri tjetrin.
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri, një vend ose diçka. Ajo bazohet tek afria, dobia (në kuptimin anësor). Dashuria mund të kuptohet edhe si një përkujdesje ose vlerësim i thellë.
Në gjuhën shqipe fjala dashuri ka këto kuptime:
- “Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë me dikë a me diçka dhe që të bën ta duash me gjithë zemër e të mos kursesh asgjë për të”.(Dashuri prindërore (vëllazërore). Dashuri e madhe (e thellë, e çiltër, e vërtetë, e zjarrtë, e flaktë). Dashuria e nënës. Dashuria për Atdheun (për nënën). Dashuria për popullin. Dashuria për fëmijët (për prindërit). Dashuria për shokun.)
- Ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, që lind në zemrat e dy njerëzve të gjinive të kundërta dhe që i bën ta duan me gjithë shpirt e ta admirojnë njëri-tjetrin; ndjenjë e madhe dhe e fuqishme që ushqen dikush për një njeri të gjinisë tjetër.(Dashuri e pafat. Dashuria e parë. Dashuri bashkëshortore. Ndjenjë dashurie, etj.)
- Prirje e brendshme drejt diçkaje që na tërheq, që na pëlqen shumë e pas së cilës jepemi me dëshirë e kënaqësi të veçantë.(Dashuria për punën. Dashuria për artin (për muzikën, për shkencën). Dashuria për liri, etj).
Kjo dashuri ka dy pjesët e veta: pjesën e lejuar dhe të ligjshme dhe pjesën e ndaluar dhe të paligjshme. Ka pjesën e natyrshme dhe atë të përfituar.
Nivelet e dashurisë në Fenë Islame
- Dashuria ndaj Allahut dhe Pejgamberit, ﷺ.
Kjo dashuri është obligative për çdo musliman dhe muslimane, madje kjo dashuri është kusht i besimit.
Allahu i Madhërishëm thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلَّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُوا إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَأَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ {البقرة:165}
“E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër”. (El-Bekare: 165).
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين متفق عليه.
“Askush prej jush nuk beson deri sa nuk jam më i dashur për te se sa prindi i tij, fëmija i tij dhe krejt njerëzit në përgjithësi”. Buhariu dhe Muslimi.
Kjo dashuri kërkon nënshtrim ndaj Atij që e do, pasi që kur njeriu e do dikë shpejton dhe vepron për të fituar kënaqësinë e Tij, andaj ai që pretendon se e do Allahun apo të Dërguarin e Tij dhe pastaj e kundërshton urdhërin e tyre apo pason rrugë tjetër vep rrugës së tyre, atëherë ai ka sjellur argument kundër këtij pretendimi dhe se ky pretendim paska qenë i kotë.
- Dashuria ndaj besimtarëve, dijetarëve dhe burrave të devotshëm.
Kjo dashuri është një vepër prej veprave më të mira me të cilat njeriu i afrohet Allahut.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
ثلاث من كن فيه وجد بهن حلاوة الإيمان أن يكون الله ورسوله أحب إليه مما سواهما وأن يحب المرء لا يحبه إلا لله وأن يكره أن يعود للكفر بعد إذ أنقذه الله منه كما يكره أن يقذف في النار متفق عليه.
“Kush i ka këto tre tipare ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur te ai se çdo gjë tjetër pos tyre. Ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut. të urrejë të kthehet në kufër (mosbesim) ashtu sikur urren të hidhet në zjarr”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
أوثق عرى الإيمان الحب في الله والبغض في الله عز وجل،
“Hallka më e fuqishme e besimit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut”. (Tabreaniu, sahih).
Kjo dashuri ndaj besimtarëve të devotshëm i detyron këta njerëz edhe të urrejnë ata njerëz jobesimtarë, mëkatarë apo kriminelë, secilin sipas niveleve të mosbesimit, gjynaheve e krimeve që bën, sipas nivelit të dëmit që bën në shoqëri.
- Dashuria ndaj gruas edhe fëmijëve.
Dashuria ndaj gruas është dashuri e natyrshme, njeriu e do gruan e vet natyrshëm, pushon te ajo dhe rehatohet me te. Kjo dashuri shtohet nëse gruaja e tij është fetare, e sjellshme, e bukur dhe ka karakteristika me të cilat e tërhjek zemrën e burrit drejt saj.
Edhe dashuria ndaj fëmijëve është gjë e natyrshme andaj edhe nuk e gjykon askush pse i do fëmijët e vet më shumë se çdo gjë tjetër ose pse e do këtë fëmijë më shumë se tjetrin, sepse njeriu është i paaftë të kontrollon këtë dashuri të natyrshme.
Aisheja, radijallahu anha, na rrëfen se dashuria dhe ndarja e saj nuk është në dorë të njeriut, e kur ndante gjërat mes grave të veta, Pejgamberi, ﷺ, thoshte:
اللهم هذه قسمتي فيما أملك فلا تلمني فيما تملك ولا أملك رواه الترمذي.
“O Allah! Kjo është ndarja jeme në atë që e posedoj, e mos më qorto në gjërat që nuk i posedojë kurse Ti e posedon”. (Tirmidhiu, sahih).
Ndalohet të bëhet dallime në mes fëmijëve në dhuratat dhe gjërat materijale që u ndahen atyre pa ndonjë arsye serioze.
Allahu, i Madhërishëm, thotë:
وَلَنْ تَسْتَطِيعُوا أَنْ تَعْدِلُوا بَيْنَ النِّسَاءِ وَلَوْ حَرَصْتُمْ فَلَا تَمِيلُوا كُلَّ الْمَيْلِ فَتَذَرُوهَا كَالْمُعَلَّقَةِ وَإِنْ تُصْلِحُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا {النساء:129}،
“Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë”. (En-Nisa: 129).
Kurse Pejgamberi, ﷺ, thotë:
من كان له امرأتان يميل لإحداهما جاء يوم القيامة وأحد شقيه مائل رواه النسائي والحاكم.
“Ai që ka dy gra dhe anon nga njëra prej tyre (nuk ndan drejt pasurinë edhe shpenzimet mes tyre), do vjen në Ditën e Gjykimit me një krahëror duke anuar shtrembër”. (Nesaiu, sahih).
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
اتقوا الله واعدلوا بين أولادكم متفق عليه،
“Keni frikë Allahun dhe jini të drejtë ndaj fëmijëve tuaj”. (Buhariu dhe Muslimi).
- Dashuria ndaj prindërve edhe familjes.
Secili njeri i do prindërit e tij me dashuri të natyrshme, pasi që ata janë shkaku i ekzistimit të tij edhe janë kujdesur ndaj tij në vegjëli dhe janë lodhur për te.
Këto lloje të dashurisë janë të kërkuara fetarisht edhe të pëlqyera, edhe të ranguara ndryshe ndryshe sipas argumenteve fetare, gjëra të cilat janë sqaruar në shkrime tjera.
- Dashuria mes të rinjve dhe të rejave.
Kjo dashuri mes të rinjve dhe të rejave është dy lloje:
- Një i ri i cili dashurohet me një vajzë dhe ai ka frikë Allahun, e ul shikimin dhe në rast se gjen mënyrë fetare për ta martuar, atëherë e marton dhe jeton bashkë me këtë në një martesë të lumtur, përndryshe e largon zemrën prej saj edhe nuk lejon që të angazhohet mendja edhe zemra e tij me te, sepse ky veprim nuk i sjell asnjë të mirë në jetë, vetëm defokusim, shqetësim, tejkalim të kufijve të Zotit edhe lënise pas dore të detyrave të veta, fetare dhe personale.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
لم ير للمتحابين مثل النكاح رواه ابن ماجه.
“Nuk kam parë për dy të dashruar gjë më të mirë se nikahu”. (Ibën Maxhe, sahih).
- Një i ri që dashurohet fuqishëm dhe nuk ka fuqi për ta mbrojtur nderin e tij deri sa kjo dashuri kalon në Ishk (dashuri pasionante), e zakonisht kjo dashuri ka të bëjë me dukjen e jashtme dhe bukurinë fizike. Kjo dashuri është e ndaluar dhe pasojat janë shumë të këqija për këtë të ri.
Ishku, dashuria pasionante (e tepruar), është sëmundje prej sëmundjeve të zemrës dhe dallon prej sëmundjeve tjera edhe në vetën e vet si sëmundje por edhe në shkaqet që sjellin këtë sëmundje edhe në mënyrën se si trajtohet e shërohet kjo sëmundje. Nëse kjo sëmundje përhapet dhe dpminon zemrën bëhet shumë e rëndë shërimi dhe gjetja e ilaqit adekuat për këtë sëmundje.
Kush sprovohet me këtë lloj dashurie?
Zakonisht në këtë lloj dashurie bijnë njerëzit që kan zemrat bosh nga dashuria e Allahut, ia kanë kthyer shpinën Allahut, e kanë komepnzuar këtë mungesë të Allahut me diç tjetër.
Kur të mbushet zemra me dashuri ndaj Allahut dhe me mallëngjim për Te, shëndetin e madh që ka kjo zemër nuk lejon depërtimin e kësaj sëmundje e as përhapjen e saj.
Shumica e atyre që kanë lidhje dashurie para martesore në momentin që ata martohen i kaplon plogështia në dashuri dhe mospajtim mes tyre, pasi që tash i shohin edhe mangësitë e njëri tjetrit, të cilat nuk i kanë ditur më herët për njeëri tjetrin dhe kjo shkakton zënka edhe mosmarveshje të shpeshta.
I riu që dashurohet marrëzisht, kjo dashuri e angazhon edhe e largon nga detyrat fetare edhe ato personale.
Feja Islame ka sqaruar mënyrat praktike se si një i ri duhet të shëron këtë lloj dashurie, pasioni edhe epshi, duke e mësuar të riun si ta kanalizon epshin e tij, duke filluar nga ulja e shikimit, qëndrimi larg provokimeve epshore, vetëdija e vazhdueshme për kontrollë nga Allahu, dobësimin e epshit me agjërim, e në moment të mudnësisë me martesë.
Pastaj ka përcaktuar kriteret e përzgjedhjes së fatit të jetës, duke e përcaktuar kriterin kryesorë Fenë, pasiqë vetëm një femër e devotshme sinqerisht edhe realisht është ajo që do i jep një jetë të lumtur këtij djaloshi.
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
تنكح المرأة لأربع: لمالها ولجمالها ولحسبها ولدينها فاظفر بذات الدين تربت يداك متفق عليه.
“Gruaja martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, për bukurin e sajë, për sojin e sajë dhe për fenë e sajë. Zgjidh atë që ka fe të lumshin duart”. (Buhariu dhe Muslimi).
Si ta bëj dallimin mes dashurisë së vërtetë edhe iluzionit e mashtrimit?
Dashuria është mbret që pushton ndjenjat edhe emocionet dhe dikujt ia çon shpirtin drejt gjërave sublime, andaj e duan Allahun, e disa i çon drejt gjërave të lira, e pasionohen pas fotove të bukura, e lajthisin dhe shkatërrohen.
Dashuria është besim, altruizëm, sakrificë, myzhde, madje është besim, dritë, Kuran, gëzim, pastërti, lumturi, devotshmëri, duke ia drejtuar të gjitha forcat e dashrisë vetëm Allahut dhe krejt dashuritë tjera i ndërlidhë me dashurinë e tij më të madhe, e ajo është dashuria ndaj Allahut, andaj do për hir të Tij dhe urren për his të Tij, miqëson për hir të Tij dhe armiqëron për hir të Tij, e kjo pa dyshim është hallka mëe fuqishme e besimit.
Dashuria e vërtetë është dashuria ndaj Allahut, pastaj ndaj Pejgamberit dhe argument për dashurinë ndaj Allahut është pasimi i Pejgamberit, ﷺ.
Allahu i Madhërishëm thotë:
((قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ))[آل عمران:31]
“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. (Ali Imran: 31).
Shpirtrat e lartë dhe qiellorë angazhohen me vepra të cilat i afrojnë te Allahu, kurse shpirtërat e ulta dhe shtazarake, ato angazhohen me zullum, armiqësi, mendjemadhësi, mburrje, e shpirtërat kafshore ato janë të zhytura në epshe.
Nëse njeriu udhëhiqet nga hidhërimi edhe mendjemadhësia e tij, i nënshtrohet epsheve të veta, ai njeri bie në dashurinë e sëmurë, dashurinë e njerëzve pa angazhime, njerëzve dembela, e cila përfundon me padrejtësi, agresion, dashuri e cila zhduket në momentin që arrihet kënaqësia në mënyrë të ndaluar, e ngelen keqardhjet, rënkimet dhe pasojat.
Ska asnjë të mirë në një kënaqësi pas së cilës ka sekar, zjar.
Jetojmë në një kohë kur kemi shumë të atillë që vrapojnë pas vegimeve dhe kemi shumë të atillë që pretendojnë dashurinë, mirëpo një pjesë e madhe e tyre jepen pas dashurisë pasionante edhe përfundojnë në shkatërrim, apo arrin në nivelin e dashurisë së tepruar dhe të çmendur, e cila e sjell njeriun deri në idhujtari. Shohim se si djemt edhe vajzat vrapojnë pas bukurisë fizike, mashtrohen me premtimet e rrejshme, synojnë të kënaqin epshin e tyre, bëhen preh e emocioneve edhe dëshirave të zjarrta dhe nuk shohin asgjë tjetër pos kënaqësive fizike dhe trupore.
E këshillojmë rinin tonë që të kenë kujdes nga këto kurthe në emër të dashurisë, në të cilat biejnë njerëzit nga pakujdesi i tyre, e kanë të dashura dhe mbeten në komunikim me to me orë të tëra, ua zbukuron këtë vepër shejtani edhe zhyten në amoralitet, kurse këto veprime janë ato që shkaktojnë hidhërimin e Allahut, i cili na i ka dhënë të gjitha të mirat që i kemi dhe na ka detyruar të ruajmë nderin dhe të jemi të kujdesshëm ndaj harameve.
Dashuria e lejuar fetarisht është ajo dashuri që lidhet me lidhje fetare, është një dashuri, një anim, një ndjenjë e zjarrtë e cila rregullohet me rregullat e fesë.
Shtëpiat më të begata janë shtëpiat e besimtarëve të devotshëm, të cilët i kanë ndërtuar ato shtëpia duke e adhuruar Allahun edhe duke i zbatuar urdhërat e Tij, e njeriu që i bindet Zotit të vet, atë njeri e do Zoti, e atë të cilin e do Zoti e duan edhe njerëzit.
Allahu i Madhërishëm thotë:
((إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدًّا))[مريم:96].
“Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri”. (Merjem: 96).
Çdo dashuri e cila nuk ndërtohet mbi themelet e besimit, devotshmërisë dhe kujdesit ndaj rregullave fetare është dashuria imagjinare, e cila do bëhet shkak për ndëshkim të atyre njerëzve që në dynja, shtoja kësaj edhe atë që i pret ata në ahiret. Allahu na ruajtë!
Allahu na dhuroftë dashuri të sinqertë edhe kujdes nga epshi, i cili është shkak i shkatërrimit në dynja dhe ahiret! Amin!
Hoxhë Bekir Halimi