1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Farmacia e trajtimit të depresionit, trishtimit dhe ankthit..!

Më të lexuarat

Nuk ka qenie njerëzore që nuk kalon shqetësim, trishtim apo ankth.
Ilaçi për këtë dhe mjekimi i provuar është:

1- Përmendja e shumtë e Allahut.
Përmendja e Allahut-az-ze ue xhel-l- sjell gëzim dhe lumturi në shpirt, largon shqetësimin, trishtimin dhe ankthin

2- Pejgamberi ﷺ ka thënë: Nuk thotë robi kurrë kur është i shqetësuar e i pikëlluar: O Zoti im, unë jam robi Yt, i biri i robit dhe robëreshës Sate, balli im është në duart Tua, dispozitat Tua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt, të lus me çdo emër që ke, apo e ke emërtuar Veten me të, apo e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo diturinë e tij e ke veçuar vetëm për Vete në “Diturinë e së fshehtës” që Kur’anin ta bësh pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, shndritje të pikëllimit dhe largim të dëshpërimit”.  Vetëm se ia largon Allahu pikëllimin e tij dhe ia zëvendëson atë me gëzim. Të pranishmit thanë: O i Dërguari i Allahut, a duhet t’i mësojmë këto fjalë?
Ai tha: Sigurisht, duhet ti mësojë kush I dëgjon këto.
(Transmeton Ahmedi-Allahu e mëshiroftë-)

3- Pejgamberi ﷺ ka thënë: Duaja e të pikëlluarit:
“O Zot, shpresoj në mëshirën Tënde, mos më mbështet tek vetja as sa hap e mbyll sytë përmirësomi të gjitha çështjet e mia, nuk ka Zot tjetër përveç Teje.
(Transmeton Ahmedi-Allahu e mëshiroftë)

4- Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem lutej kur ishte i dëshpëruar duke thënë:
“Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Madhështorit, të Durueshmit…Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit të Madh. (Mutefekun alejhi)

5- Esma bint Umejs-radijAllahu anha-ka thënë:
Më ka thënë mua i Dërguari i Allahut-salAllahu alejhi ue selem-.
“A do që të mësoj disa fjalë ti thuash kur je në prag të dëshpërimit apo e dëshpëruar:
“Allahu është Zoti im, nuk i bëj shok Atij”.
(Transmeton Ahmedi-Allahu e mëshiroftë)

6- Lutja e Dhun-Nunit (Junusit-alejhi selam) kur ishte në barkun e balenës.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Lutja e Dhul-Nunit kur ishte në barkun e balenës: (O Allah, s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Vërtetë, unë i kam bërë padrejtësi vetes!) Nuk lutet kush me këtë lutje vetëm se I përgjigjet atij, Allahu I Madhëruar.


/përkthim F.GURRA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit