10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Xhamia “Kapixhi Hamza” angazhon të riun me Sindrom Down

Më të lexuarat

Këshilli i ri i Xhamisë “Kapixhi Hamza” në Gazibabë ka bërë një gjest shumë të mirë. Ata kanë vendosur që ta punësojnë në Xhami një djalosh me Sindrom Down, i cili do të merr të ardhura mujore.

Erkan Latifi 25 vjeçar nga Gazibaba është i lidhur ngusht me xhaminë. Nuk ka kohë të faljes që Erkani nuk shihet brenda objektit të Xhamisë. Ndryshe nga kjo nga këshilli i Xhamisë shprehen “Erkani është pjesë e jona dhe ne asnjëherë nuk e kemi distancuar. Ai na ndihmon shumë në punët e Xhamisë si brenda po ashtu edhe jashtë. Jemi me fat që e kemi në mesin tonë dhe lutemi që Zoti ti jep shëndet e jetë të gjatë e të lumtur, ashtu siç na e zbukuron ai neve ditën dhe na mbush me dashuri”.

Gjithashtu nga këshilli i Xhamisë thonë se të gjithë e duam Erkanin dhe ndonjëherë kur mungon në Xhami për shkak të obligimeve ne me të vërtet mërzitemi.

“Erkani është më i dashuri nga ne ket në Xhami. Me të vërtetë kur ai mungon për arsye personale ne e ndjejmë mungesën e tij shumë. Dëshira e tij më e madhe është thrirja e ezanit dhe shkuarja në Haxh. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt ne do t’ia plotësojmë këtë dëshirë” janë shprehur nga Xhamia” Kapixhi Hamza”

/desk.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit