Nga Enes Neza
Shqipëria nuk ka si të marrë pjesë e të bëjë sikur nuk e sheh kontekstin e përgjakshëm politik në vendin ku zhvillohet ky event. Bojkotimi i këtij kompeticioni këtë vit do të kishte qëne gjëja me e fisme që përfaqësuesit e Shqipërisë mund të bënin. Nuk ka se si të injorohet pushtimi dhe dhuna sistematike ndaj të drejtave të njeriut.
Si mundet dikush të këndojë e të bëjë qejf në një skenë, ku vetëm pak kilometra me tutje vriten e masakrohen fëmijë, gra, burra; njerëz të pafashëm. Si mundet dikush të jetë pjesë e një kompeticioni që zhvillohet në një vend që zyrtarisht ka adoptuar politikën e aparteidit dhe gjenocidit ndaj një popullit tjetër që e mban nën pushtim?!
Nuk mundeni të pretendoni se përcillni vlera më artin tuaj, ndërkohë që nuk tregoni aspak solidaritet me të shtypurit.
A nuk vlejnë jetët e tyre po aq sa edhe jetët e të tjerëve? #BoycottEurovision2019