21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

E përqeshte ezanin, ja çfarë i bëri Pejgamberi Muhamed…

Më të lexuarat

Ebu Mahdhureja ishe një fëmijë gazmor. Sapo të thirrej ezani, ai i mblidhte fëmijët dhe fillonte ta imitonte muezinin.
Ai i bënte fëmijët për të qeshur duke nxjerrë zëra të çuditshëm. Kur fëmijët qeshnin, ai përpiqej edhe më që ta bëjë zërin më komik.

Një ditë Pejgamberi ynë i dashur e fali namazin e ikendisë, dhe kur po shkonte në shtëpi, e pa Mahdhuren që po e imitonte muezinin. Iu afrua ngadalë, e preku në supe dhe i tha: “Sa zë të bukur paske. Eja dhe bëje një ezan në xhaminë tonë.

Mahdhureja u turpërua shumë nga këto fjalë të Pejgamberit tonë të dashur. Nuk dinte çfarë të thoshte fare. Pastaj me kokë të ulur shkoi te xhamia bashkë me Pejgamberin tonë të dashur. Zemra i rrihte fort nga emocioni. E mblodhi gjithë guximin e tij dhe e bëri një ezan të mangët. Ndërsa ai e thërriste ezanin, Pejgamberi ynë i dashur ia rregullonte mangësitë dhe gabimet. Kur mbaroi ezani, ia ledhatoi kokën Mahdhures, ia futi në xhep disa monedha dhe i tha: “Allahu të bekoftë.” Pastaj u largua nga aty.

Mahdhureja ishte shumë i habitur prej kësaj tolerance dhe faljeje që e shfaqi Pejgamberi. I turpëruar ngeli duke e shikuar Pejgamberin tonë të dashur nga prapa. Atë ditë Mahdhure e morri një vendim: ai do të përpiqej të bëhet muezin në xhaminë e Pejgamberit. Ndoshta në këtë mënyre do ta rregullonte gabimin e tij. Pastaj gjatë gjithë kohës ai u mundua të thirr më të vërtetë ezanin dhe jo për t’u tallur me të. Kur u bind se këtë punë e bënte bukur, shkoi te Pejgamberi ynë i dashur dhe i kërkoi leje.

Mahdhureja tashmë e thirrte ezanin me padurim dhe dashuri edhe pse dikur e thërriste duke u tallur me të. I Dërguari i Allahut e bëri atë muezin në xhaminë e tij.

Ebu Mahdhureja u bë një muezin i suksesshëm i cili bënte punën e tij me dashuri. Ai për shumë vite e bëri detyrën e muezinit me sinqeritet.

Ai i kishte flokët e gjata. Ndërkaq atyre që e pyesnin së përse nuk i priste flokët, u përgjigjej kështu: “Si mund t’i pres unë flokët që i ka ledhatuar Pejgamberi?”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit