“Ne vazhdojmë të mbrojmë çështjen palestineze, e cila është plaga e gjakosur e umetit (komunitetit mysliman në botë),- tha presidenti Erdoan në një iftar me ambasadorët.
Të hënën Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në “Programin Tradicional të Iftarit me Ambasadorët“, organizuar në selinë e partisë së tij.
Duke iu referuar sulmit të kryer nga ushtarët izraelitë në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem presidenti Erdoan bëri këtë vlerësim:
“Ne i shohim ato që ndodhin në Xhaminë Al-Aksa. Ky është një burim i vërtetë trishtimi për ne. Uroj që të mos i përjetojmë më këto në të ardhmen. Ne vazhdojmë të mbrojmë kauzën palestineze, e cila është plaga e gjakosur e Umetit (komuniteti mysliman) dhe të mbështesim vëllezërit tanë palestinezë me të gjitha mundësitë tona”.
Të mbrojtur nga policia izraelite hebrenjtë fanatikë po i shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa për Festën e Pesahut, që ka filluar më 15 prill dhe do të zgjasë një javë.
Palestinezët, të cilët përpiqen të reagojnë ndaj bastisjeve në xhami me tekbire (thirrja ‘Zoti është më i madhi’), janë të ekspozuar ndaj ndërhyrjes së forcave izraelite.