16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdogan: Mbrojmë kauzën palestineze, plagën e gjakosur të umetit

Më të lexuarat

“Ne vazhdojmë të mbrojmë çështjen palestineze, e cila është plaga e gjakosur e umetit (komunitetit mysliman në botë),- tha presidenti Erdoan në një iftar me ambasadorët.

Të hënën Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në “Programin Tradicional të Iftarit me Ambasadorët“, organizuar në selinë e partisë së tij.

Duke iu referuar sulmit të kryer nga ushtarët izraelitë në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem presidenti Erdoan bëri këtë vlerësim:

“Ne i shohim ato që ndodhin në Xhaminë Al-Aksa. Ky është një burim i vërtetë trishtimi për ne. Uroj që të mos i përjetojmë më këto në të ardhmen. Ne vazhdojmë të mbrojmë kauzën palestineze, e cila është plaga e gjakosur e Umetit (komuniteti mysliman) dhe të mbështesim vëllezërit tanë palestinezë me të gjitha mundësitë tona”.

Të mbrojtur nga policia izraelite hebrenjtë fanatikë po i shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa për Festën e Pesahut, që ka filluar më 15 prill dhe do të zgjasë një javë.

Palestinezët, të cilët përpiqen të reagojnë ndaj bastisjeve në xhami me tekbire (thirrja ‘Zoti është më i madhi’), janë të ekspozuar ndaj ndërhyrjes së forcave izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit