2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Erdoan: Inaugurimi i Kishës në Stamboll është mesazh i rëndësishëm për shoqërinë ndërkombëtare

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se inaugurimi i Kishës Demir (Kisha Ortodokse Bullgare e Shën Stefanit) është një mesazh shumë i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se inaugurimi i Kishës Demir (Kisha Ortodokse Bullgare e Shën Stefanit) është një mesazh shumë i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.

“Ne besojmë se sigurimi i përmbushjes së obligimeve fetare të çfarëdolloj besimi dhe rrënje hyn në fushën e përgjegjësive të shteteve” tha Erdoan.

Në fjalimin e mbajtur në inaugurimin e Kishës Demir në Balat të Stambollit, Presidenti turk tha: “Realizimin e këtij inaugurimi në një periudhë të tillë e vlerësoj si një mesazh shumë të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Kujtimet e hidhura të përjetuara në një periudhë nuk duhet të lejnë në hije përvojën tonë të bashkëjetesës tonë rrënjësore, që është shumë më e gjatë”.

“Tek ne ka diçka, ka botëkuptimin unitet në shumëllojshmëri. Kjo tregon qëndrimin tonë ndaj të gjitha besimeve, ndaj të gjitha mendimeve, pra unitet në shumicë” tha kreu i shtetit turk në fjalimin me rastin e inaugurimit.

“Gjatë 15 viteve të fundit, krahas vendit tonë, me kontributin e Turqisë janë restauruar mbi 5 mijë vepra në një hapësirë të gjerë gjeografike në Ballkan, Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Azinë Qendrore, Azinë Jugore dhe Evropën Lindore” tha Erdoan dhe shtoi: “Lirinë e obligimeve fetare në Kishën Demir të Stambollit nuk e diferencojmë nga liria e obligimeve fetare të Xhamisë Muradiye në Filibe (Plovdiv) të Bullgarisë. Për këtë arsye sjellja e vëllait tonë këtu sot e Kryemyftiut të Bullgarisë Mustafa Alish nga miku im i shtrenjtë, Bojkov, tregon se edhe ai ka dhënë një kontribut pozitiv në këtë proces” tha kreu i shtetit turk dhe shtoi: “Në kohët e fundit në vendin tonë janë restauruar 14 faltore në mesin e të cilave janë edhe Sinagoga e Madhe në Edirne, Kisha e Shën Nikollës në Gokçeada, Kisha Katolike Asiriane në Iskenderun, Kisha Protestante armene në Diyarbakır, Kisha Nizip Fevkani në Gaziantep, Kisha Taksiyarhis në Cunda dhe Kisha Aya Yorgi në Edirnekapı. Kisha Demir është shembulli i fundit i këtyre restaurimeve”.

“Ne besojmë se sigurimi i përmbushjes së obligimeve fetare të çfarëdolloj besimi dhe rrënje hyn në fushën e përgjegjësive të shteteve” tha Erdoan dhe shtoi: “Në periudhën osmane në territoret e sotme të Bullgarisë janë ndërtuar shumë vepra historike si xhami, hane, hamam, ura dhe tyrbe. Ne e dimë gjithashtu se veprat historike dhe xhamitë në Bullgari kanë nevojë të restaurohen. Ashtu si në rastin e Kishës Demir, për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore, ne mund t’i bëjmë këto punime së bashku “.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit