8.1 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Blinken diskuton për Gazën me ministrin izraelit dhe atë egjiptian

Më të lexuarat

Sekretari amerikan, Blinken, i bëri thirrje Izraelit të ndërmarrë më shumë hapa për të rritur ndjeshëm ndihmën humanitare për të gjithë civilët në Gaza.

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, në bisedat telefonike që zhvilloi me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty, diskutoi për Rripin e Gazës.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken ka zhvilluar telefonata të ndryshme me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gallant dhe ministrin e Jashtëm egjiptian Abdelatty.

Në bisedën e tij me Gallantin, Blinken përsëriti “angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Izraelit” kundër kërcënimeve nga Irani dhe grupeve të mbështetura nga Irani. Sekretari amerikan i bëri thirrje Izraelit të ndërmarrë më shumë hapa për të rritur ndjeshëm ndihmën humanitare për të gjithë civilët në Gaza.

Gjatë bisedës së tij me Abdelatty, Blinken nënvizoi rëndësinë e përfundimit të “luftës në Gaza” dhe rritjen e ndihmës humanitare. Blinken vuri në dukje rëndësinë e krijimit të një udhërrëfyesi që do të garantojë sigurinë dhe rindërtimin për periudhën pas konfliktit në Gaza.

Blinken dhe Abdelatty diskutuan mbi përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike në Liban që do të lejonte civilët në të dy anët e “Vijës së kaltër” të kthehen në shtëpitë e tyre. Sekretari amerikan theksoi se liderët libanezë duhet të trajtojnë urgjentisht çështjen e “vendit presidencial të mbetur vakant” në vend.

Blinken falënderoi Abdelattyn për punën e Egjiptit për t’i dhënë fund konflikteve në Sudan, punimeve që ka zhvilluar për mbrojtjen e civilëve dhe rritjen e ndihmës humanitare dhe tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e avancimit të procesit të tranzicionit në një qeveri civile.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit