3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Ekonomia turke shënon rritje prej 5.9 për qind në tremujorin e tretë

Më të lexuarat

Sipas TurkStat, PBB e Türkiyes në tremujorin e tretë arriti në 295.8 miliardë dollarë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Türkiyes regjistroi rritje prej 5.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, njoftoi të enjten autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu.

Sipas Institutit turk të Statistikave (TurkStat), PBB-ja e vendit arriti në 7.68 trilionë lira turke (295.8 miliardë dollarë) me çmimet aktuale në periudhën korrik-shtator të këtij viti.

“Vlera e shtuar u rrit me 8.1 për qind në ndërtim, 5.7 për qind në sektorin e industrisë, 5.1 për qind në financa dhe sigurime, 4.3 për qind në shërbime, 3.6 për qind në administratën publike, arsim, shëndetin e njeriut dhe aktivitetet e punës sociale, 2.7 për qind në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, 2.2 për qind në aktivitete të tjera të shërbimit, 1.7 për qind në informacion dhe komunikim dhe 0.3 për qind në bujqësi, pylltari dhe peshkim”, tha TurkStat.

TurkStat tha se gjatë të njëjtës periudhë shpenzimet e konsumit final të familjeve rezidente u rritën me 11.2 për qind, shpenzimet e konsumit final të qeverisë 5.3 për qind ndërsa formimi i kapitalit fiks bruto 14.7 për qind.

Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 14.5 për qind ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.1 për qind në bazë vjetore në tremujorin e tretë.

Në fillim të këtij viti, ekonomia turke regjistroi rritje me 4 për qind në tremujorin e parë dhe 3.9 për qind në tremujorin e dytë ndërsa vitin e kaluar pati rritje prej 5.5 për qind.

/aa/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit