4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ekonomia Islame – nga parimet në praktikë dhe logoja HALLALL

Më të lexuarat

Shumë njerëz përpiqen gjithmonë t’i përshtasin Parimet Ekonomike Islame brenda terminologjisë moderne ekonomike, në vend që të marrin një qasje të anasjelltë, pa e kuptuar fare faktin, që kjo terminologji moderne e ka origjinën nga Grekët apo kërkimet e ekonomistëve muslimanë. Me qëllim që ta heqim këtë keqkonceptim me këtë artikull do të përpiqemi të ndriçojmë origjinën e koncepteve moderne ekonomike dhe aspektet kyçe të Ekonomisë Islame, duke përfshirë këtu edhe politikat monetare e fiskale nga parimet në praktikë.

Bazat e politikës monetare

Politika konvencionale monetare mund të gjurmohet mbrapa në kohë deri nga fundi i shek. XIX, kur standardi ishte ari, i cili në formën moderne njihet kallëpi standard i arit (KSA). KSA është një sistem në të cilin nuk qarkullojnë monedha ari, por në të cilin autoritetet kanë rënë dakord të shesin kallëpe ari sipas kërkesës për një çmim të fiksuar në këmbim të monedhës në qarkullim. Deri në vitin 1971 shumë monedha të botës mbështeteshin nga ari. Befasisht vlera aktuale e parasë letër apo elektronike nuk u mbështet më me ar, por mund të rregullohej nga krijuesit e monedhës.

Politikat monetare përpiqen ta stabilizojnë ekonominë, duke kontrolluar përqindjet e interesit dhe të shpenzimeve, duke i kufizuar borxhet qeveritare. Politika monetare është një pengesë e madhe për ekonominë e lirë të tregut, sepse qeveria e kontrollon ekonominë nëpërmjet politikës monetare, e cila nuk mundësohet në një ambient që funksionon me ar. Kjo është ajo çka ndodhi saktësisht në të ashtuquajturin Ekonomi e Tregut të Lirë Kapitalist më 1931, kur zëvendësimi i monedhave të arta u ndalua nga bankat. Me kalimin e kohës vetëm për të kontrolluar të ashtuquajturën Ekonomi të Lirë nëpërmjet politikave monetare u futën shtresa sipër shtresave politikat, ku në fillim u fut monedha, dhe më pas pozitat minuese monetare u mbuluan nëpërmjet rregullimit të librave të llogarive, dhe tashti nëpërmjet koncepteve të parasë plastike.

Politika monetare në Islam

Konceptet parësore të ekonomisë së lirë janë tashmë të pranishme Parimet Ekonomike Islame (PEI). PEI janë rreptësisht kundër përqendrimit të pasurisë dhe e ndalon nëpërmjet asaj edhe të keqen e Ribasë- (interesit kamator). Në të kundërt me politikën monetare konvencionale PEI nuk vuan nga e keqja e përqindjeve të interesit, nga benefitet e shtypjes së parave dhe marrja borxh nga popullata nëpërmjet formave të ndryshme si bonot etj. Meqë koncepti i interesit mungon në PEI, së këndejmi koncepti i politikës monetare në PEI është i kufizuar vetëm në standardin e arit, gjë për të cilën është zhvilluar qysh në fillimet e veta.

Standardi i arit bazohet në parimet islame. Islami i konsideron mallrat me vlerat e tyre të brendshme si monedhë. Mallrat në vijim janë shembull i përdorimit si monedhë: Ari, Argjendi, Orizi, Hurmat, Mielli, Elbi dhe Kripa. Çmimi i një malli vendoset nga vetë tregu pa ndonjë ndërhyrje qeveritare. Koncepti i parasë ishte mbizotërues edhe përpara profetit të fundit Muhamedit (alejhi selam), ku 1 dinar ari ishte baraz me 10 dërhemë argjendi. Edhe sot argjendi ka një barazi të caktuar me arin. Argjendarët zakonisht përdorin vula në dinarin dhe dërhemin për të provuar autenticitetin.

Në shumë rrëfime historike shpallet se ndërmjet Kalifëve të Drejtë ishte Osman ibni Afani r.a. ka qenë i pari që nxori monedha, ndërsa disa transmetime të tjera shpallin se ka qenë Omeri r.a. i pari që e bëri një gjë të tillë. Kur u mor Persia tre lloje monedhash qarkullonin në këto territore, me emrat Baghli prej 8 dang; Tabariu prej 4 dang; dhe Magribiu prej 3 dang. Omeri (sipas disave Osmani) futën një risi dhe nxorën dërhemin islam prej 6 dang. Sipas PEI roli i Bankave Qendrore nën PEI do të ishte për një Tregti Ndërkombëtare Kontabiliteti për vendin, produkte të shqyrtuara në përputhje me Sheriatin dhe për rregullimin e institucioneve financiare. Për pasojë koncepti i bankimit nën PEI do të ofronte Produkte Financiare sipas Sheriatit si ndëmjetëse, depozita ari për klientin dhe konvertimin e monedhës në ar në llogari të kërkesës së mbajtësit përveç trajtimit të monedhës në një fazë tranzitore.

Bazat e politikës fiskale

Politika fiskale kontrastohet me politikën monetare, e cila përpiqet ta stabilizojë ekonominë duke kontrolluar normat e përqindjes së interesit, normat e këmbimeve dhe furnizimin me para. Ajo përdor dy instrumente kryesore- shpenzimet qeveritare dhe taksimin. Ndryshimet në nivelin dhe kompozimin e taksimit dhe shpenzimet qeveritare mund të zbatohen në variablet ekonomike në vijim:

·        Kërkesën në total dhe në nivelin e aktivitetit ekonomik

·        Në modelin e alokimit të burimeve

·        Shpërndarjen e hyrjeve

Bazat e ekonomisë keinesiane

Ekonomia keinesiane e quajtur edhe keinesianizmi apo teoria keinesiane është një shkollë e mendimit makro-ekonomik e bazuar në idetë e ekonomistit të shek. XX Xhon Majnard Keines. Ekonomia keinesiane argumenton, se vendimet e sektorit privat nganjëherë çojnë në rezultate inefiçente makro-ekonomike dhe për këtë mbron ndërhyrjen e politikave aktive të sektorit publik, duke përfshirë këtu ndërhyrje të politikave monetare nga banka qendrore dhe ndërhyrje të politikave fiskale nga qeveria për të stabilizuar prodhimin e ciklit të biznesit. Teoritë që dormojnë bazën e ekonomisë keinesiane u paraqitën fillimisht në librin “Teoria e përgjithshme e punësimit, Interesave dhe Parasë” botuar më 1936. Interpretimet e Keinesit janë kontroversiale dhe shkolla të ndryshme mendimi e pretendojnë trashëgiminë e tij.

Ekonomia keinesiane mbron idenë e një ekonomie të përzier- ku mbizotëron sektori privat, por me një rol domethënës të qeverisë dhe sektorit publik- dhe shërbeu si modeli ekonomik pas Krizës së Madhe (1929), Luftës II Botërore dhe ekspansionit ekonomik pas-lufte (1945-1973), megjithatë ai e humbi disi ndikimin pas stagflacionit (stanjacion e inflacion ekonomik njëkohësisht) të viteve 1970. Ngjarja e krizës financiare globale e 2008 ka shkaktuar rigjallërimin e mendimit keinesian.

Politika fiskale në Islam

Gjatë qeverisjes islame të Medines ndodhi një shndërrim shoqëror si rezultat i ndryshimit të pronësisë së tokës, duke i dhënë individëve të çdolloj gjinie, etnie apo me të kaluar fetare të drejtën për të blerë, shitur, dhënë me qira dhe për ta trashëguar tokën. Bazuar në Kuranin Famëlartë duhen firmosur kontrata për transaksione të mëdha financiare, që kanë të bëjnë me bujqësinë, industrinë, tregtinë dhe punësimin. Kopjet e kontratave duhen ruajtur zakonisht nga të dyja palët e përfshira në marrëveshje, dhe së këndejmi të gjithë ajo që ne jemi duke praktikuar tashti nuk është diçka e huaj për Parimet Ekonomike Islame-PEI. Siç dihet mirë tashmë, që PEI janë të deduktuara nga Kurani dhe Suneti. Mendimtarët e hershëm ekonomikë islamë kanë zhvilluar modele të ndryshme ekonomike, që formojnë bazën konkrete të parimeve moderne ekonomike.

Nga Muhamed Eshref

 perkth: Roald A. HYSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit