2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edukoni fëmijët! – Islam Gjakova.net

Më të lexuarat

Nuk ka gjë më mbresëlënëse se dhënia pas njëri-tjetrit prind-fëmijë. Kujdesi i fortë ndaj njëri-tjetrit, gjithashtu. Nëse dikush do të provonte ta arsyetonte me logjikë te njerëzit, kurrsesi s’do të dinte ku ta mbështeste argumentimin për te kafshët.

Allahu në Kuran sjell fjalët e Musait a.s. me të cilat ai shquante Zotin e vet: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formë dhe që më pas e ka orientuar”. (Taha, 50)

Thjesht, është mëshira e Allahut, një për qind të së cilës e ka lëshuar në krijesa të Tij që të kenë për njëratjetrën. Pjesë të kësaj mëshire ua ka veshur natyrave të krijesave.

I Dërguari, a.s., për të treguar për dashurinë dhe mëshirën e Allahut ndaj robërve, mori shembull pikërisht dashurinë dhe mëshirën e një nëne ndaj fëmijës së saj duke theksuar se dashuria e mëshira e Allahut për robin e Vet është më e madhe se e asaj nëne.

Po si e arrijmë mëshirën e Allahut? Atë mëshirë, pa të cilën nuk hyn askush në Xhenet, sado besimdrejtë, i përkushtuar e vepërmirë qoftë?

Gjërat janë në sistem. Një nga mënyrat e përftimit të mëshirës së Allahut është që të edukojmë fëmijët tanë. Allahu në Kuran na ka mësuar të lutemi për prindërit: “O Zoti im, mëshiroji siç më edukuan sa isha i vogël!”

Kjo lutje nuk është formulim i njerëzve, por drejpërdrejtë i Allahut, I Cili po na mëson që në lutje ta ndërlidhim edukimin e prindërve me mëshirën e Allahut ndaj tyre. Gjersa na mëson Ai të ndërlidhim edukimin me mëshirën në lutjet tona, kjo i bie se edukimi dhe mëshira do të jenë shkak-pasojë në gjykimin e Allahut për njerëzit. Ke edukuar fëmijët, meriton mëshirën!

Edukata është, siç ka thënë i Dërguari a.s., më e madhja që mund t’u jepet fëmijëve. Ajo do t’i mbrojë nga çdo e keqe që i rrezikon në jetë. Iblisi, pikërisht pse ishte i paedukuar, nuk i ra në sexhde Ademit dhe doli nga mëshira e Allahut!

Ndërsa Iblisi u tregua se ishte krejt i paedukatë, që nuk denjoi t’ i binte në sexhde Ademit a.s. dhe prandaj e përzuri Allahu nga mëshira e Tij, në anën tjetër, melekët, ndonëse nuk kishin kundërshtuar, kishin shfaqur xhelozinë duke pyetur Allahun pse po krijonte njeriun gjynahbërës në ndërkohë që ata po e madhëronin pa bërë asfarë gjynahu.

“Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” Ata thanë: “A do të vësh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini!” (El Bekareh, 30)

Allahu, me këtë rast, i edukoi duke i njohur me vlerën e dijes e të edukimit që njeriu do t’i kishte si përparësi ndaj tyre. Në Kuran thuhet: “Dhe e mësoi edukoi Ademin …”

Forma e foljes ‘al-leme’ që është përdorur në ajet, dhe jo ‘a’leme’, tregon se nuk kishte të bënte thjesht me dhënie njohurish përnjëherë, por me sistem të rregullt edukimi.

Ademin e mësoi dhe e edukoi fillimisht vetë Allahu, por Kurani edhe veprimtarinë edukative që pas Ademit do ta bënin prindërit, mësuesit e të tjerët ndaj fëmijëve, e nderon duke e shprehur me foljen ‘rebba -jurebbi’, kema rebbejani sagira), që ka të bëjë në prejardhje me emrin e Allahut ‘Rabb’.

Vështrimi në fytyrë i fëmijëve me nijet të mirë! Kur Omeri r.a. po i thoshte se e donte më së shumti pas vetes së vet, i Dërguari a.s. e mësoi se duhej ta donte edhe më shumë se veten. Omeri, menjëherë, pasi i Dërguari e vështroi në fytyrë, i tha: “Tash të dua më shumë se edhe veten time”.

Omeri r .a. nuk gënjeu, por ishte vështrimi i bekuar i të Dërguarit që ndikoi të ndryshonte zemra e Omerit për aq sa i kërkohej.

Vështrimin e tij në fytyrë e kemi të trashëguar edhe ne, brez pas brezi. Ai, a.s., ka vështruar në fytyrë sahabët, e këta tabiinjtë, këta të tjerët, dhe kështu me radhë e kanë trashëguar edhe të parët tanë shqiptarë, e ne prej atyre që na mësuan shehadetin, prej prindërve ose hoxhallarëve në më të shumtën.

Vështrojini fëmijët tuaj në fytyrë me nijetin e ruajtjes së dinit Islam. Dijeni se gjëja më e vlerë me të cilën na ka nderuar Allahu është që jemi sjellë në jetë nga prindër myslimanë. Ndoshta, ardhja jonë në jetë nga prindër myslimanë e në ambient islam është falë dëshirës dhe nijetit të fortë të paraardhësve tanë për të qenë ne të tillë.

T’ua dimë paraardhësve tanë, e ai që nuk ua njeh vlerën e meritat atyre, ai nuk njeh as Zotin. Vështrojini në fytyrë fëmijët e nxënësit tuaj me nijetin e ruajtjes së dinit Islam.

Vendi ynë kurrë nuk do të bëhet Andulizi, e i Dërguari Muhamed a.s. do të jetë përherë më i dashuri njeri!

Ilmi Rexhepi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit