16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Edukimi i fëmijëve mbi besimin është domosdoshmëri

Më të lexuarat

Rinia sot po përjeton një zhvillim të shpejtë psikologjik dhe intelektual, si dhe një hapje të paparë (ndaj botës). Gjërat tërheqëse që i rrethojnë ata nga çdo anë janë më të rrezikshme sesa t’i marrim për tallje. Ndërkohë që ne, në anën tjetër, jemi të obliguar me detyrën më të vështirë gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit – edukimin. Shiko: “Ed-Davetu meherat ue funun”, Shehata Sakër, f. 241.
Prej gjërave që e vërtetojnë domosdoshmërinë e edukimit rreth besimit të fëmijëve dhe nevojën e patjetërsueshme të komunitetit musliman për të, është se përkushtimi për mësimin e besimit njerëzve dhe thirrjes së tyre në të – e veçanërisht të vegjlit – është metodologji e profetëve -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin për ta! – dhe e reformatorëve që erdhën pas tyre. E kësaj natyre është edhe fjala e të Lartësuarit për Nuhun (alejhis-selam), gjatë thirrjes që ia bënte të birit të tij dhe tërheqjes së vërejtjes ndaj shoqërimit të njerëzve të devijuar: “O biri im, hip me ne e mos u bëj me mohuesit!” (Kuran, 11:42). E gjithashtu thotë për Ibrahimin (alejhis-selam) kur ua la porosinë bijve të tij: “Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij, po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë musliman!”(Kuran, 2:132). Pastaj në këshillën e parë që Lukmani ia dha birit të tij, duke ia tërhequr vërejtjen nga shirku, me ç’rast i kishte thënë: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” (Kuran, 31:13). Dhe ja ku e kemi Profetin tonë, Muhamedin kur e këshilloi Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) duke i thënë: “O djalosh, po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu!”Shënon Tirmidhiu (2516); Albani e ka cilësuar si të saktë. Pra, në këtë ka nxitje për edukimin rreth besimit.Shiko: “Hadithi “Ihfadhi-Ilahe jahfedhk – Diraseh Akadije” Dr. Muhamed el-Alij, f. 6.

Prej gjërave që vënë në pah domosdoshmërinë e edukimit është të kuptuarit se mësimi i besimit është kreu i diturive dhe themeli i tyre. Kur fëmija e mëson besimin, sipas metodologjisë profetike, dhe ai mbillet në zemrën e tij, atëherë adhurimet dhe degët tjera të fesë vijnë vetvetiu. Pra, të kushtuarit rëndësi kësaj është shkaktar i suksesit dhe udhëzimit, me lejen e Allahut, sepse shumë çështje janë të lidhura ngushtë me besimin në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, ndaj dhe kur besimi të jetë prezent fuqishëm, e pengon njeriun të ndjekë rrugën e asaj prej së cilës është ndaluar.

Ngjashëm, rëndësinë e angazhimit me këtë çështje e rrit edhe më tepër ajo që shohim te disa prindër të cilët e neglizhojnë mësimin e besimit fëmijëve të tyre me arsyetimin se janë të vegjël, e, kur ata të rriten, s’kanë mundësi më t’i mësojnë. Prandaj, ai që nëpërkëmbë mësimin e fëmijës rreth gjërave që i bëjnë dobi dhe e le atë ashtu të padobishëm, ai i ka bërë atij një të keqe të madhe. Shumica e fëmijëve të shthurur, në të vërtetë, këtë shthurje e kanë marrë prej prindërve të tyre. Neglizhenca e tyre dhe braktisja e mësimit të tyre për obligimet fetare dhe sunetet (vullnetaret), i ka bërë ata të humbasin qysh në vegjëli duke mos i sjellë ndonjë dobi vetvetes dhe duke mos u sjellë ndonjë dobi as prindërve të tyre pasi të jenë rritur. “Tuhfetul mevdud” Ibn Kajjim, f. 229.

Prej këtyre gjërave është edhe numri i madh i programeve të cilat janë bërë të qasshme për fëmijët nëpërmjet mediave (vizuale, të dëgjueshme apo të lexueshme), shumica e të cilave fusin në qarkullim imagjinata dhe botëkuptime të deformuara në shpirtrat e fëmijëve. Së këndejmi, bëhet e detyrueshme që të ekzistojë një edukim rreth besimit që i kundërvihet kësaj vërsulje të shtrirjes mediatike, duke qenë se edukimi rreth besimit është të vepruarit e shkaqeve fetare të lejuara, duke u bërë faktor mbrojtës i cili e ruan fëmijën nga shumë prej problemeve të edukimit para se ato të ndodhin dhe duke marrë pjesë në trajtimin e tyre kur të ndodhin. Kjo është një prej përgjegjësive të prindit ndaj fëmijëve të tij, shkak prej shkaqeve të lumturisë në këtë botë dhe shkak i shpëtimit në botën tjetër, me lejen e Allahut, duke qenë njëkohësisht edhe shkak i dallimeve të mëdha të njerëzve atë ditë.“Daruratu ta’lim el-akideh lin-nashi’eh,” Bender er-Rrabah, faqja “Sajdu elfevaid;” Shiko gjithashtu: “Meshru el-ibn el-mubdi’,” Rida el-Masrij, f. 4; si dhe “El-huda en-nebevij fi terbijet el-evlad,” Dr. Said el-Kahtani, f. 6; si dhe “Terbijetu esh-shebab – el-ahdaf ue el-vesail,” Dr. Muhamed ed-Duvejsh, f. 20.

Së fundmi, edukimi rreth besimit ofron një stabilitet shpirtëror dhe siguri psikike tek fëmijët, sepse ofron përgjigje për pyetje të mëdha në jetën e njeriut, e të cilat s’janë gjë tjetër veçse fragmente të zgjedhura nga udhëzimi i Librit të Allahut dhe sqarim nga drita e udhëzimit të Profetit , të cilat janë shquar me çiltërsinë e burimit, me qartësinë e metodës së pasuar, si dhe me shenjtërinë e qëllimeve, duke ia shtuar kësaj edhe familjarizimin me nevojat e fëmijës dhe ndërgjegjësimin me aktualitetin e tij dhe aktualitetin e edukimit,Shiko: “Thekafetu el-murabij,” Vedah ibn Hadi, f. 7. në mënyrë që të arrihet plotësia dhe balancimi në personalitetin e fëmijës.

Marr nga libri: ” Pyetjet e fëmijëve rreth besimit” Autor: Abdullah er Rekaf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit