3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Edhe shtatori, rënie në ekonominë e eurozonës

Më të lexuarat

Treguesit aspak të mirë, në “Gjermaniën e ëndrrave” për ballkanasit

Aktiviteti i biznesit në eurozonë ra sërish në shtator, për të tretin muaj radhazi, në një mjedis presionesh gjithnjë e më të theksuara çmimesh mbi ekonominë dhe standardin e qytetarëve, tregoi të premten raporti mujor i S&P Global.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) në sektorin privat të eurozonës ra në shtator për 0,7 pikë krahasuar me gushtin, në 48,2 pikë dhe është në nivelin më të ulët në 20 muaj, njoftoi kompania hulumtuese.

Vlerat e indeksit më të ulëta se 50 pikë tregojnë një rënie të aktivitetit.

Kur përjashtohen shifrat nga periudha kur aktivitetet u pezulluan për shkak të kufizimeve të rrepta pandemike, dobësimi i PMI në shtator është më i madhi që nga viti 2013, thekson S&P Global.

Një recesion në eurozonë, shumë i mundshëm

Rënia u thellua si në sektorin e prodhimit, ashtu edhe në atë të shërbimeve, si dhe kërkesa u dobësua për të tretin muaj radhazi, nën presionin e kostove të larta të jetesës dhe pesimizmit gjithnjë e më të theksuar.

Më e keqja është në Gjermani, PMI e së cilës në shtator ishte në nivelin më të ulët që nga maji 2020, me rënien më të madhe të aktivitetit në sektorin e shërbimeve në pak më shumë se 13 vjet.

Aktiviteti në industri, gjaku i ekonomisë gjermane, ra gjithashtu, megjithëse disi më i butë se në gusht, falë lehtësimit të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit, thuhet në raport.

Në nivel të Eurozonës, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë rriti më tej kostot e kompanive dhe në disa raste e kufizoi prodhimin, ndaj indekset që tregojnë lëvizje çmimesh sinjalizojnë një rritje të përsëritur të presioneve inflacioniste.

“Një recesion në eurozonë ka shumë të ngjarë, pasi kompanitë raportojnë përkeqësim të kushteve të biznesit dhe forcimin e presioneve të çmimeve të lidhura me një rritje të mprehtë të kostove të energjisë,” tha Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global Market Intelligence.

Përkeqësimi më i madh në Gjermani

“Vlerësimi i parë i PMI tregon për një tkurrje prej 0.1 për qind në ekonomi në tremujorin e tretë,” shtoi Williamson.

Punësimi u rrit me të njëjtin ritëm si në gusht, kur rritja ishte më e dobëta në 17 muaj, gjë që, sipas S&P Global, reflektoi një frenim në rritje nga punëdhënësit në punësimin.

Në kushte të tilla, pritshmëritë e drejtuesve të biznesit për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm janë përkeqësuar ndjeshëm, duke rënë në nivelin më të ulët që nga maji 2020.

Kur përjashtohet periudha e pandemisë, ajo është në nivelin më të ulët që nga nëntori 2012.

Deri tani përkeqësimi më i madh u regjistrua në Gjermani, ndërsa në Francë pritjet u përmirësuan pak, tregoi raporti.  /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit