Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale barazon pushtuesin me të pushtuarin, xhelatin me viktimën
Një urdhër arresti është lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por dhe për liderin e Hamasit, Yahya Shinwar, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si për sulmet e Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe për luftën e mëvonshme në Gaza, siç i tha kryeprokurori Karim Khan për Christiane Amanpour të CNN.
Karim Khan sqaroi gjithashtu se Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon gjithashtu urdhër për ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, përkatësisht liderin politik Ismail Haniya dhe kreun e Brigadave Al-Qassem, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri.
Përfshirja e politikanëve izraelitë në kërkesë shënon herën e parë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vënë në shënjestër liderin e një vendi që është një aleat i ngushtë i SHBA.
Benjamin Netanyahu i bashkohet “klubit” të presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për pushtimin dhe luftën në Ukrainë.
Tani, një panel gjyqtarësh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare do të shqyrtojë kërkesën e Khan për urdhër-arrest.
Khan tha se akuzat kundër Sinwar, Haniya dhe al-Masri përfshijnë “shfarosje, vrasje, marrje peng, përdhunim dhe sulm seksual”(kë kanë shfarrosur dhe kë kanë përdhunuar?!).
“Bota u trondit më 7 tetor kur njerëzit u shkulën nga dhomat e tyre të gjumit, nga shtëpitë e tyre, nga kibucitë e ndryshëm në Izrael”, tha Khan për Amanpour, duke shtuar se “njerëzit vuajtën shumë”. Por ky kryeprokuror duhet ta dijë se dhe civilë izralitë nuk janë as në shtëpitë e as në tokën e tyre. Janë kolonë pushtues, në shumë raste dhe vrasës paleztinezësh.
Akuzat ndaj Netanyahut dhe Galladit
Akuzat kundër Netanyahut dhe Galladit përfshijnë “nxitje të shfarosjes, nxitje të urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e ndihmës humanitare, shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”.
Zhvillimi vjen pas raporteve muajin e kaluar se kryeprokurori i Gjykatës po shqyrtonte hapat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nga ana e tij, Netanyahu kishte deklaruar se çdo urdhër-arresti i lëshuar nga Haga kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe ushtrisë izraelite “do të ishte një fyerje me përmasa historike” dhe se Izraeli “ka një sistem ligjor të pavarur që heton me rigorozitet të gjitha shkeljet e ligjit të tij”.
“Askush nuk është mbi ligjin,” tha Khan kur u pyet nga Amanpour, duke shtuar se nëse Izraeli nuk pajtohet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ata janë të lirë, pavarësisht kundërshtimeve të juridiksionit, ta kundërshtojnë atë para gjykatësve të saj.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Megjithatë, ICC pohon se ka juridiksion mbi Gazën, Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor pasi udhëheqësit palestinezë ranë dakord zyrtarisht të jenë të detyruar nga parimet themeluese të gjykatës në vitin 2015. /tesheshi.com/