Dy tërmete me madhësi 4.9 dhe 4.6 ballë të shkallës rihter, janë regjistruar në Austri pak më parë.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare, e cila ndër të tjera, thekson se epiqendra e lëkundjeve ishte 50 kilometra në jug të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë.
Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme material. Qytetarët, janë shprehur të tmerruar në rrjete sociale dhe kanë rrëfyer se lëkundjet ishin të forta dhe menjëherë kanë dalë me shpejtësi nga banesat. Gjithashtu raportohet se tërmeti u ndje edhe në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në Slloveni.