4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dubai do të investojë 8.7 trilionë dollarë për t’u bërë një qendër ekonomike globale

Më të lexuarat

Dubai ka bërë të ditur një plan investimi prej 8.7 trilionë dollar për 10 vitet e ardhshme, përkatësisht në tregti dhe investime të huaja. Objektivi është vendosja e duabait në qendrën globale ekonomike. “Dubai do të renditet si një nga katër qendrat më të mira financiare globale me një rritje të investimeve të huaja në mbi 650 miliardë AED (177 miliardë dollarë) gjatë dekadës së ardhshme”, ka shkruar në Tëitter Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum. Sipas tij, “Mbi 300,000 investitorë globalë po ndihmojnë në ndërtimin e Dubait në qytetin global me rritje më të shpejtë.”

Postimi përshkruante disa nga 100 “projektet e ardhshme transformuese” të përfshira në udhërrëfyesin ekonomik dhjetëvjeçar. Ato përfshijnë rritjen e tregtisë së jashtme në 25.6 trilionë dirhemë nga 14.2 trilionë dirhemë në dekadën e fundit dhe gati dyfishimin e investimeve të huaja direkte

Plani synon të rrisë investimet e sektorit privat nga 790 miliardë dirhemë në dekadën e fundit në 1 trilion në dekadën e ardhshme dhe premtoi 100 miliardë dirhemë në kontribute vjetore në ekonomi nga projektet e transformimit dixhital. Dubai synon të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së tij në dekadën e ardhshme dhe të bëhet një nga “3 qytetet më të mira ekonomike në mbarë botën”, thuhet në tëeet-in e Sheikh-ut.

Qëllimet e mëdha ekonomike të Dubait kanë ngjallur edhe mosbesim, por ekspertët e financave në Dubai besojnë se ato janë të arritshme. Karim Jetha, shefi i investimeve në firmën e menaxhimit të aseteve me bazë në Dubai, Longdean Capital, tha se, Arabia Saudite po investon triliona për të hequr imazhin e saj të mbyllur dhe konservator dhe për të tërhequr turizmin dhe investimet e huaja.

Dubai ka qenë prej kohësh një qendër rajonale për Lindjen e Mesme, por kohët e fundit ka bërë ndryshime për t’u integruar më tej me pjesë të tjera të botës. Është shtëpia e një popullsie të larmishme prej 90% të emigrantëve dhe për shumë vite ka ofruar stile jetese të krahasueshme me ato në botën perëndimore së bashku me plazhet, pa taksë mbi të ardhurat dhe një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndryshuar fundjavën islamike nga e Premte-E shtunë në fundjavën perëndimore të Shtunën-E dielë, për të qenë në përputhje me pjesën më të madhe të botës perëndimore. Ajo ka nisur të ofrojë një program vizash për punën në.

Vaksinimi i hershëm i popullsinë në vitin 2021 i lejoi Dubait t’i kthehej jetës normale gjatë pandemisë shumë më shpejt se shumica e vendeve të tjera, duke tërhequr valë banorësh dhe vizitorësh të rinj.

Sektori i pasurive të paluajtshme po lulëzon dhe Dubai u rendit kohët e fundit si një nga dhjetë qytetet më të mira në botë për emigrantët për të jetuar dhe punuar. Gjatë pandemisë, Dubai u kthye në një nga desgtinacionet kryesore edhe për turistët shqiptarë./arabnews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit