19.7 C
Pristina
Tuesday, June 25, 2024

Donald Trump në Riad, kleriku saudit i jep mbështetje takimit të së dielës me udhëheqësit muslimanë

Më të lexuarat

Një faqe e re në marrëdhëniet saudito-amerikane pritet të hapet me vizitën e Donald Trump-it në Arabinë Saudite, e para jashtë vendit e presidentit të ri amerikan.

Trump është pritur në Riad nga mbreti Salman dhe nga ofiqarë të tjerë të lartë sauditë; lënia pas e marrëdhënieve të tensionuara gjatë administratës së Obama-s është pritshmëria që e përshkon takimin e tij.

Presidenti amerikan ka në axhendë tre takime kyç në këto dy ditë, përpos një serie aktivitetesh.

“Duke zgjedhur Arabinë Saudite si ndalesën e parë në vizitën e tij historike, presidenti Trump është treguar i kujdesshëm të shfrytëzojë mundësinë për të hapur një faqe të re dhe më pozitive karshi arabëve dhe muslimanëve në rajon e më gjerë,” ka shkruar për Arab News presidenti themelues dhe drejtuesi i Këshillit Nacional mbi Marrëdhëniet Amerikano-Arabe, John Duke Anthony.

Takimin e së dielës të dhjetëra udhëheqësve muslimanë, e në të cilin do të marrë pjesë dhe Trump-i, e ka përshëndetur dhe një klerik i lartë saudit.

Imami i Mekës, Saleh bin Hamid, e ka lëvduar në predikimin e së premtes takimin që do të mbledhë bashkë vëllezërit e miqtë muslimanë.

Ai u ka kërkuar pjesëmarrësve në këtë takim të punojnë për bashkëpunimin e dialogun konstruktiv.

“Bota duhet ta dijë se ummeti islam është krenar për fenë e tij, për identitetin, vlerat dhe kulturën e tij, por se gjithashtu beson në diversitetin njerëzor dhe kulturor,” kanë qenë fjalët e imamit.

Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim mbi Islamin në këtë takim, para 50 udhëheqësve të vendeve muslimane. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit