27 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Asgjë e re nga bisedimet e Gjenevës për Sirinë, raundi i gjashtë mbyllet pa asnjë përparim

Më të lexuarat

Raundi i gjashtë i bisedimeve të paqes për Sirinë është mbyllur ashtu siç ka nisur, pa asnjë përparim thelbësor.

E vërteta është se nuk ka patur ndonjë pritshmëri të madhe nga këto bisedime të zhvilluara në Gjenevë nën kujdesin e OKB-së.

Kushtetuta, qeverisja, zgjedhjet dhe lufta kundër terrorizmit kanë qenë katër temat kryesore rreth të cilave do të silleshin bisedimet. Por për asnjërën prej tyre nuk është biseduar thellësisht, sipas të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Më pozitivisht i ka parë zhvillimet drejtuesi i delegacionit të opozitës siriane, Nasr al-Hariri, i cili u ka deklaruar gazetarëve se një arritje në vetvete është çuarja përpara e bisedimeve të Gjenevës.

Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës siriane i kanë dorëzuar De Mistura-s të premten dy memorandume, që flasin për rolin sabotues të Iranit në rajon, e për çështjen e të paraburgosurve.

Data e re e raundit tjetër të bisedimeve pritet të bëhet e ditur në mes të qershorit. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit