4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ditët më të ‘lira’ për rezervimin e biletave të aeroplanit

Më të lexuarat

Me afrimin e festave, ju mund të jeni duke planifikuar udhëtimin tuaj të radhës. Gjithashtu, mund të jeni duke kërkuar mënyrat më të mira për të ulur kostot e udhëtimit tuaj, veçanërisht nëse po planifikoni të blini edhe dhuratat e festave të fundvitit.

Pavarësisht nëse synoni të vizitoni familjen tuaj ose të bëni disa pushime dimërore, udhëtarët e zgjuar e dinë se kursimet fillojnë shumë kohë përpara se të hipni në avion. Ju mund të filloni të kurseni para që kur jeni duke rezervuar fluturimet.

Ekipi i Google Flights ka shqyrtuar të dhënat e biletave të fluturimeve të pesë viteve, për të gjetur mundësi të mira në ditët më të lira për të fluturuar, kohën më të mirë për rezervimin e fluturimeve tuaja gjatë çdo sezoni dhe shumë më tepër. Ja cilat janë disa nga këto gjetje.

Cila është dita më e lirë për të planifikuar një fluturim me avion?

Nëse po planifikoni të rezervoni një fluturim, mund të jeni duke u përpjekur që të gjeni opsionin më të lirë. Sipas Google, është më lirë të fluturosh në mes të javës, sesa në fundjavë. Fluturimet ndërmjet ditës së hënë dhe të mërkurë mund të jenë nga 12% deri në 20% më të lira se fluturimet e fundjavës. Të dielat janë një ditë e shtrenjtë për të rezervuar një udhëtim, thotë Google.

Ju gjithashtu mund të kurseni afërsisht 20% të çmimit duke rezervuar një fluturim me tranzit, në vend të një fluturimi direkt, nëse nuk ju shqetëson koha shtesë që do t’ju duhet për të arritur në destinacionin tuaj.

A ka një ditë të caktuar kur duhet të blini biletat e avionit?

Ju mund të keni dëgjuar se është më lirë të rezervoni dhe të paguani biletat tuaja të avionit ditën e martë sesa ditën e shtunë, por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. “Nuk ka shumë vlerë nëse i prisni biletat tuaja në një ditë të caktuar të javës,” tha Google.
Çmimet kanë qenë mesatarisht vetëm 1.9% më të lira gjatë pesë viteve të fundit nëse biletat janë blerë ndërmjet ditës të martë dhe asaj të enjte, në krahasim me fundjavën, sipas kompanisë gjigante të kërkimeve në internet.

Sa kohë përpara datës së nisjes duhet të rezervoni fluturimin tuaj?

Është më mirë të rezervoni fluturimin tuaj shumë kohë përpara ditës së nisjes, në vend që të rezervoni në ditët e fundit. Kështu do të shmangni një rritje të mundshme të çmimeve. Google thotë se për fluturimet brenda SHBA-së, çmimet përgjithësisht janë në nivelin më të ulët midis 21 dhe 60 ditëve përpara udhëtimit. Megjithatë, vihet re që kjo gjë nuk vlen për çdo destinacion.
Google nuk dha informacion se sa kohë më përpara duhet të rezervoni një fluturim ndërkombëtar.

Koha më e mirë për të rezervuar fluturime gjatë çdo sezoni

Google ka zbuluar periudhën më të mirë për të rezervuar një fluturim për festat dhe pushimet e ardhshme.

Nëse po planifikoni të udhëtoni gjatë sezonit të festave, mund të filloni të interesoheni për fluturimet që tani. Për fundvit, duhet të filloni të kërkoni për fluturimet dhe çmimet e biletave që 88 ditë përpara. Çmimet më të ulëta kanë qenë 22 ditë përpara nisjes, por ka mundësi që të mos gjeni vende të lira nëse rezervimin e beni kaq vonë.
Pushimet e pranverës. Po mendoni që tani për udhëtimet e pushimeve pranverore? Për fat të mirë, nuk është nevoja që të filloni e të shikoni fluturimet që tani. Për udhëtimet e periudhës mars – prill, Google thotë se çmimet zakonisht kanë qenë më të ulëta në intervalin 23 deri në 59 ditë përpara nisjes, duke arritur çmimin e tyre më të ulët në 38 ditë përpara nisjes.

Pushimet e verës

Pushimet verore mund të kenë përfunduar tani, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të filloni të mendoni për udhëtimin e vitit të ardhshëm. Për fluturimet që nisen në korrik ose në gusht, çmimet kanë qenë më të ulëta midis intervalit 14 deri në 44 ditë përpara nisjes, krahasuar me çmimet mesatare më të ulëta që janë rreth 21 ditë para nisjes.

Mënyra të tjera për të gjetur oferta të mira kur përdorni Google Flights

Krahasoni çmimet e fluturimeve të ditëve të sotme dhe të ditëve të mëparshme për të zbuluar nëse po paguani më shumë ose më pak, këshillon Google. Për ta bërë këtë, thjesht kërkoni destinacionin tuaj për të parë çmimin e sotëm krahasuar me çmimet e 12 muajve të fundit për fluturime të ngjashme. Disa kërkime do të tregojnë gjithashtu nëse çmimi parashikohet të ndryshojë në të ardhmen.

Aktivizoni opsionin për gjurmimin e çmimeve të Google Flights

Për ta bërë këtë, aktivizoni “Gjurmo çmimet” duke vendosur datat e udhëtimit që planifikoni të bëni. Google do t’ju dërgojë një e-mail nëse çmimet do të ndryshojnë për datat e zgjedhura.

Nëse nuk keni planifikuar një javë të caktuar për të udhëtuar, mund të zgjidhni “Çdo datë” për të marrë një njoftim nëse çmimi bie për fluturimet që do të jenë në harkun kohor të tre deri në gjashtë muajve të ardhshëm./CNET/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit