6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Dispozita të përgjithshme rreth Zekatit

Më të lexuarat

 

A. Zekati është obligim i detyrueshëm në lloje të caktuara të pasurisë dhe paguhet për kategori të veçanta të marrësve. Është detyrë individuale (farz ajn) kur plotësohen kushtet e tij.

B. Zekati është i detyrueshëm për arin, argjendin, monedhat, artikujt e tregtisë, bagëtinë (devetë, lopët dhe dhenët), të korrat, frutat, mineralet dhe thesaret (Rikaz).

C. Zekati nuk është i detyrueshëm për pagat, mëditjet, të ardhurat nga profesionet e vetëpunësimit dhe të ngjashme kur të futen në posedim. Në të kundërt, Zekati është i detyrueshëm për atë pjesë të të ardhurave të lartpërmendura që mbeten të pashpenzuara për një vit të tërë.

Ç. Zekati nuk është i detyrueshëm për asetet fikse që gjenerojnë të ardhura por nuk janë të destinuara për tregti, siç janë asetet e shfrytëzuara dhe asetet e dhëna me qira. Megjithatë, në fund të vitit, Zekati është i detyrueshëm në pjesën e mbetur të të ardhurave të gjeneruara nga asetet e lartpërmendura.

D. Zekati nuk është i detyrueshëm për pasurinë publike (sektori publik) apo fondet e sigurimit të institucioneve publike.

DH. Zekati nuk është i detyrueshëm për Vakëfin bamirës (el-Uakf el-Hajrij). Megjithatë, për sa i përket Vakëfit familjar (el-Uakf el-Ehlij), përfituesit duhet të paguajnë Zekatin, në fund të vitit, nga ajo pjesë e të ardhurave të Vakëfit që mbeten të pashpenzuara.

E. Vendimi i mësipërm, i cili ka të bëjë me përjashtimin e Vakëfit bamirës nga Zekati, është gjithashtu i zbatueshëm për fondet në besimmarrje (trustit), si dhe ndarjen e fondeve dhe pronave për institucionet jofitimprurëse arsimore, bamirëse dhe shoqërore, edhe nëse ato kanë fitime, për sa kohë që ato nuk i kalojnë një pronari të caktuar. (vazhdon)

Burimi: El-Meajir esh-Sherijjeh (Standardet Sheriatike)

Përshtatje nga arabishtja: Rijad Misini

The post Dispozita të përgjithshme rreth Zekatit appeared first on Ekonomia Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit