Pyetje:
Ne si personel i spitalit, na shtrohen pyetje nga pacientët, se a është i lejuar masturbimi për të bërë analizën e spermës për shkaqe steriliteti, ku dorëzimi i spermës në laborator duhet të bëhet më së largu dhjetë minuta pas daljes së spermës, dhe nuk është e vlefshme nëse dorëzohet pas një kohe më të gjatë. Për këtë arsye shpresojmë të na jepni një fetva për dispozitën e masturbimit për analizë për shkak të problemeit të sterilitetit apo për shkak të sëmundjeve tjera të cilat kërkojnë të bëhet një analizë e spermës?
Përgjigje:
Pas studimit dhe shqyrtimit të kësaj çështjeje, komisioni përgjigjet si vijon: Duke parë nevojën e patjetërsushme për këtë veprim, si dhe duke parë se dobia e mjekimit është dukshëm më e madhe sesa dëmi i masturbimit, atëherë në këtë rast konsiderohet i lejuar.
Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva, në përbërje të anëtarëve: Abdulaziz ibën Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah Gudejan, Salih el Feuzan, Abdulaziz Ali Shejh.
Fetvaja nr. 15157
udhezimi.com