3.4 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dispozita islame rreth fekondimit artificial in-Vitro?!

Më të lexuarat

Allahu i Madhërishëm thotë : ‘’Dhe nga faktet e Tij është se për ju krijoi palën nga lloji juaj ashtuqë të preheni tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë.’’ (Rum 20)
Allahu i Lartmadhërishëm gjithashtu thotë: ‘’Ai jep kujt të dojë femra (fëmijë), dhe Ai jep kujt të dojë meshkuj. Ose i bën ata [të dy] meshkuj dhe femra, dhe bën steril ata që Ai do. Pa dyshim, Ai është i Dijshëm dhe i Fuqishëm.’’(Shura 50)
Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Martohuni me gra që janë të dashura dhe shumë të frytshme (që lindin), sepse unë Ditën e Kijametit do të mburrem me numrin tuaj.”
Riprodhimi i vazhdueshëm ka një rëndësi të madhe në jetën e njeriut për të ruajtur ekzistencën në tokë. Megjithatë, njëri nga bashkëshortët, ose të dy mund të vuajnë nga infertiliteti ose steriliteti, që i privon ata të kenë pasardhës.

Format e fekondimit (fertilizimit) artificial:

Ka forma të ndryshme të fekondimit artificial. Megjithatë, ato ndahen në: të lejueshme sipas kufizimeve të përcaktuara nga Islami ose të ndaluara për shkak të kundërshtimit të parimeve të Sheriatit Islam.

Format e lejuara përfshijnë:

  • Marrja e një mostre sperme nga burri dhe injektimi i saj në mitrën e gruas së tij përmes fertilizimit të brendshëm.
  • Marrja e dy mostrave; një nga sperma e burrit dhe tjetra nga veza e gruas. Ato fertilizohen jashtë në një tub testimi. Pastaj, embrioni vihet në mitrën e gruas, pronare e vezës.

Format e ndaluara përfshijnë:

  • Futja e spermës së një mashkulli të caktuar, i njohur ose i panjohur për çiftin e martuar, në mitrën e një gruaje me të cilën ai s’ka nikah.
  • Mbledhja e spermës nga shumë burra dhe dhurimi i tyre në bankën e spermës. Pastaj përdorimi i saj për të fertilizuar gruan që kërkon fertilizim.
  • Fertilizimi jashtë trupit në një tub testimi mes spermës së një burri dhe vezës së një gruaje që nuk është gruaja e tij, dhe ky burrë dhe grua quhen dhurues. Pastaj, embrioni vendoset në barkun e një gruaje tjetër të martuar që dëshiron të lindë. Kjo zbatohet në rastet e gruas të sterile si pasojë e problemeve me vezoret, por me një mitër të shëndetshme, si dhe në rastin e burrave steril.

Rregullat e Inseminimit Artificial:

Juristët kanë përcaktuar një sërë rregullash që mbrojnë individët, familjen dhe shoqërinë, të tilla si:

  • Marrja e kujdesit jashtëzakonisht të madh për të siguruar që veza të mos përzihet me vezë të tjera të fertilizuara.
  • Burri ose dikush që ai beson duhet të jetë i pranishëm gjatë procesit të inseminimit nga momenti i marrjes së spermës dhe vezës deri në vendosjen e tyre në mitrën e gruas.
  • Regjistrimi i të dhënave të procesit në tërësi për të shmangur çdo rrethanë që mund të çojë në ndërthurjen e gjenealogjive dhe mos të ketë manipulime prej administratës së spitalit.
  • Konfirmimi i integritetit profesional dhe etik të mjekëve dhe stafit mjekësor që kryejnë procesin e inseminimit.

Çështja, që në fillim, duhet të mbështetet në besim te Allahu (subhanehu ue teala) dhe në caktimin e Tij, siç thotë Allahu i Lartmadhërishëm (atë që do të thotë) : ‘’Ai jep kujt të dojë femra (fëmijë), dhe Ai jep kujt të dojë meshkuj. Ose i bën ata [të dy] meshkuj dhe femra, dhe steril ata që Ai do. Pa dyshim, Ai është i Dijshëm dhe i Fuqishëm.’’(Shura 50)

 

Përktheu: Mr. Enis Arifi / https://www.rizgjimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit