4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dhjetëshi me dhjetë vlera

Më të lexuarat

Dhjetëshi me dhjetë vlera
Imam Ibën Xheuziu, rahimehullah, thotë:
Allahu ju mëshiroftë, dijeni se këto dhjetë ditë ngërthejnë në vete dhjetë vlera të mëdha, të cilat do i cekim në vijim:
1- Allahu i Madhërishëm është betuar në këto Dhjetë netët duke thënë: “Pasha Agimin dhe Dhjetë netët”. (El-Fexhër:1). Allahu kur betohet në një gjë tregon vlerën e madhe që ka ajo gjë.
2- Allahu i Madhërishëm i quajti “Ditët të njohura”, në të cilat duhet përmendur Allahu, duke thënë: “le të përmendin Allahun në Ditët e Njohura”. (El-Haxh: 28). Ibën Abbasi, radijallahu anhu, thotë se këto Ditë të Numëruara janë Dhjetët ditët e Dhul-Hixhes.
3- Pejgamberi, ﷺ, ka dëshmuar se janë ditët më të mira të vitit.
4- Pejgamberi, ﷺ, ka nxitur që të bëhen vepra të mira në këto ditë.
5- Pejgamberi, ﷺ, ka urdhëruar të shtohet tesbihu (të thuash: subhanallah, i patëmeta është Allahu), tahmidi (të thuash: elhamdulilah, falënderoj Allahun) dhe tehlilin (të thuash: la ilahe il-lallah, s’ka hyjni që meriton adhurim veç Allahut).
6- Në këto ditë është edhe dita e tervihes (dita e 8 në të cilën haxhinjtë e fillojnë haxhin).
7- Në këto ditë është edhe Dita e Arafatit, agjërimi i kësaj dite na i shlyen mëkatet e dy viteve.
8- Në këto ditë është edhe Dita e Bashkimit, nata e Muzdelifes.
9- Në këto ditë është edhe Haxhi, adhurim i cili është një prej shtyllave të Islamit.
10- Në këto ditë theret Kurbani, simbol i Fesë së Ibrahimit dhe ligj i Muhammedit, ﷺ.
Et-Tebsire, 2/127

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit