1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dhjetë mënyra të ndryshme të sjelljeve të fëmijëve

Më të lexuarat


Të gjithë ne ëndërrojmë që të kemi fëmijë shembullorë dhe të gjithë ne mundohemi vazhdimisht të ndryshojmë sjelljet e tyre por, ndonjëherë, nxitojmë të përdorim dhunën, gjë që aty për aty bën që fëmija të largohet nga ajo sjellje por që më pas, në të ardhmen, kjo lë pasoja të rënda tek fëmija. Nuk di pse harrojmë ato mjetet dhe mënyrat e lehta për ndryshimin e traditave dhe shprehive të fëmijëve, e të cilat dallojnë nga rasti në rast. Disa prej tyre mund të marrin kohë deri sa të ndikojnë tek fëmija por prindi ose kujdestari duhet të ketë durim. Ndoshta në fillim krijohet përshtypja e dështimit por me kalimin e kohës vërehen efektet pozitive.

Kam përzgjedhë dhjetë mënyra të suksesshme në ndryshimin e traditave dhe sjelljeve të fëmijëve:

1. Rrëfimi i tregimeve që kanë të bëjnë me sjelljen dhe edukatën. Kuptohet, fjala është për tregime që i kupton fëmija dhe që përshtaten me moshën e tij. këto tregime, me kalimin e kohës, do të zënë vend në vetëdijen e fëmijës dhe kështu, pas një kohe, ai do të fillojë automatikisht t’i imitojë ato – gjegjësisht sjelljet dhe veprimet edukative që përmendën në tregim.

2. Mos e qorto fëmijën para të tjerëve.

3. Vazhdimisht këshilloje fëmijën, siç ka vepruar Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “O djalosh, bë (thuaj) bismilah, ha me dorën e djathtë dhe ha para vete.” Këtë metodë nuk do të mund ta aplikojnë prindërit nëse nuk kalojnë kohën me fëmijët e tyre, pavarësisht moshave të tyre.

4. Shprehja e dashurisë, respektit dhe mirësjelljes ndaj fëmijës, për shkak se mungesa e tyre do ta bënin atë të hulumtojë për sjellje të papranuara.

5. Injorimi i kërkesave të dëmshme të tij. ndodhë që fëmija të qan, ta ngritë zërin, të të lut me insistim të madh, por, nëse ti injoron atë kërkesë, ai pas pak do të ndalet.

6. Bisedimi me fëmijën rreth sjelljes së gabuar të tij. duhet dëgjuar me vëmendje kur flet për shkak se ndonjëherë na lënë pa frymë çfarë arsyetimesh kanë. Prindi ose kujdestari duhet të shpreh qëndrimin e tij karshi sjelljes me shprehje si p.sh. t’i thotë nëna. “unë ndihem thellësisht keq nga kjo që ke bërë, etj.” Gjithsesi duhet shmangur ato shprehjet irrituese, të cilat, edhe pse lidhen me veprimet e tij, por që do ta bënin të ofenduar, p.sh. duke i thënë: “ti je shkatarraq.”Këtu dua të potencoj se disa fëmijë duan të polemizojnë dhe të demantojnë pa vend atë që iu thonë prindërit. Në këtë rast, biseda duhet të ndalet menjëherë.

7. Merru me shkaqet. Ta zëmë, nëse fëmija ka probleme me fëmijët e fqinjëve, atëherë mos e lejo të luan me ata. Ky nuk është ndëshkim por parandalim i një sjelljeje të gabuar.

8. Mësoja etikën e duhur. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është kur ai të gabojë. P.sh. nëse kërkon diç dhe e shpreh kërkesën drejtpërdrejtë, atëherë nëna le ta mëson duke i thënë se kërkesën duhet ta parashtroj me shprehjet që reflektojnë respekt, si: “Ju lutem, më falni” dhe me “faleminderit” pasi të ketë realizuar kërkesën.

9. Tabela e yjeve. Për ta nxitur fëmijën për të patur sjellje të mira vazhdimisht, duhet ta shpërbleni. Shpërblimi detyrimisht nuk nënkupton aspektin material. Mund ta shpërbleni edhe me lëvdata, fjalë miradije, etj.

10. ‘Shkronjave duhet vënë pikat’ dhe problemet dueht të marrin fund. P.sh. nëse e qorton fëmijën për një gjë të caktuar e pastaj shkon, ti nuk e ke zgjidhur problemin. Ti e ke lënë fëmijën me zemër të thyer duke e ndier peshën e gabimit por jo edhe duke kërkuar prej tij që të kërkon falje dhe se nuk do t’i kthehet më atij gabimi. Mos harro që në fund t’ia shprehësh dashurinë e madhe që ke për të porse duhet ta edukosh që të mos bëjë gabime të tilla sepse ato janë të dëmshme për të.

Këto, sigurisht, nuk janë metodat e vetme të ndryshimit të sjelljeve të fëmijëve. Ka me qindra të tjera. Edukatorët duhet “të mendojnë jashtë arkës-kutisë” –siç thuhet- dhe të hulumtojnë për metoda edukative në mënyrë që ta ndihmojnë fëmijën të bëhet një njeri i edukuar.

Nexhla Ganim

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit