-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dhjetë cilësi të muslimanes që konsiderohen tërheqëse tek muslimani

Më të lexuarat

1. Bindja e saj ndaj Krijuesit:

Muslimani i cili e praktikon fenë e donë muslimanen e cila gjithashtu e praktikon fenë; e cila e di se jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër vetëm se testim nga Krijuesi i saj; I Cili ia jep rastin që t’i afrohet Allahut xh.sh. duke bërë vepra të mira me të cilat Ai do të jetë i kënaqur, duke u frenuar nga dëshirat e brendshme që janë kundër vullnetit të Krijuesit të saj. „E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve.“ (Kapt.En-Nazi’at 40-41)

2. Modestia e saj /turpi

Modestia është një nga faktorët kryesorë të personalitetit të gruas. Kur është fjala për natyrën e besimtarëve, me modesti nënkuptojmë ndjesi të pakëndshme të shoqëruara me turp, i cili shkaktohet nga frika e ekspozimit ose censurimit për një sjellje të pavlefshme ose të papërshtatshme.

Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Turpi vjen nga imani, imani çon në Xhennet. Paturpësia rrjedh nga urrejtje, urrejtja të çon në Xhehennem. “(Sahih Al-Bukhari)

Muslimanja turpërohet të veproj çfarëdo vepre e cila nxisit pakënaqësinë e Krijuesit të saj. Ajo turpërohet në të folurit, pamje, në veshmbathjen dhe në ecje. Turpi i saj në të folur d.t.th. se fjala e saj është korrekte, e ndershme dhe jo e pa qartë. Allahu xh.sh.thotë: “O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” (Kapt.Ahzab:32)

Turpi i saj në shikim d.t.th. nuk shikon atë që Allahu e ka ndaluar.

Allahu xh.sh. thotë: “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (Kap.Nur:31)

Turpi i saj në veshmbathje d.t.th. të mos ua ekspozoj të tjerëve atë që Allahu xh.sh. e ka ndalur të ekspozoj.

Allahu xh.sh. thotë: “ Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra… “. (En-Nur 31)

Turpi i saj në të ecur d.t.th. të ecë pa e tërheq vëmendjen për vetveten e saj. Allahu xh.sh.thotë: ” Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur:31)

Transmeton Abu Usayd al-Ansari se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s t’u ketë thënë grave të cilat kishin dal së bashku me meshkujt prej xhamisë: “ Menjanohuni (largohuni anash) sepse nuk u ka hije të shkoni mesit të rrugës.” Pas kësaj, gratë ecnin anëve të rrugës dhe afroheshin aq afër murit sa që fustanet u tyre u preknin për mur.

Gruaja e cila e di urdhrin e Allahut xh.sh mbi ruajtjen e dëlirësisë dhe e cila i bindet vullnetit të Krijuesit të saj, pavarësisht dëshirës për të qenë e lavdëruar për bukurinë e saj, nuk ka dyshim, se Allahu është i kënaqur me te dhe ajo është një besimtare e mirë.

3. Bukuria e saj.

Allahu xh.sh. e bëri gruan më të bukur në shikim të burrit. Dallimi është vetëm në faktin se disa krijesa janë më tërheqëse për disa, se disa tjera për të tjerët.

Aisheja r.a. ka thënë: “E kamë dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Shpirtrat janë sikur ushtritë e mobilizuara. Ato të cilat kanë afërsi – bashkohen, e ato të cilat nuk kanë afërsi ndahen”. (Buhariu)

Al-Kurtubiu ka thënë: “Edhe pse janë të gjitha shpirtra, ato në mes veti kanë dallime, në atë mënyrë që njerëzit kanë një afinitet me shpirtrat e një lloji, dhe do të lidhën me ta për shkak të ngjashmërisë së ndërsjellë. Ne mund të vërejmë që njerëz të ndryshëm janë të lidhur me ata me të cilët ndajnë preferencat të ngjashme, dhe largohen nga ata prej të cilëve ndryshojnë. “

Për besimtarin, bukuria e besimtares nuk qëndron vetëm në atë se si duket hunda e saj, apo sa i ka sytë e mëdhenj, por është në modestinë e saj, pastërtinë e zemrës.

Ata që i do Allahu i bën të këndshëm edhe për të tjerët.

“ Kur Allahu e do ndonjërin prej robërve të Tij, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin, ndaj edhe ti duaje – dhe Xhibrili e do atë. Më pasa Xhibrili u thotë banorëve të qiellit: Allahu xh.sh. e do filanin andaj duajeni edhe ju – dhe ata e duan. E atëherë e duan edhe banorët e tokës”. (Buhariu dhe Muslimi)

4. Intelekti dhe humori i saj.

Intelekti dhe humori janë dy kualitete shumë të dëshiruara te gruaja. Çdo njeri dëshiron të ketë gruan inteligjente, gruan e cila mund ta përkrah në të gjitha situatat. Hatixheja r.a. ishte e para dhe njëra ndër gratë më të dashura të Pejgamberit s.a.v.s. Ajo e përkrahu Pejgamberin s.a.v.s. në fillimin shpalljes së pejgamberisë, kur Xhibrili ia solli Shpalljen.

Pejgamberi s.a.v.s. gjithmonë e ka admiruar Hatixhen r.a. dhe e ka përmend një kohë të gjatë edhe pas vdekjes së saj. Gruaja e cila ka ndjenjë për humor është gëzim dhe kënaqësi për zemrën e njeriut.

Pejgamberi s.a.v.s. i rekomandoi Xhabir bin ‘Abdullahut që të martuar me një virgjëreshë, me të cilën do të jetë i kënaqur.

Transmetohet se Xhabir Abudllah ka thënë: “Babai im vdiq dhe la pas shtatë vajza (apo nëntë vajza), kështu që unë u martova menjë grua të ve. Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti: “O Xhabir! A je martuar? “, U përgjigja,” Po.”Ai më pyeti:” A je martuar me një virgjëreshë apo një grua? “Unë u përgjigja:” Me grua. “Më pas Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Pse nuk e ke marrë një virgjëreshë me të cilën do të argëtoheshe dhe ajo do të argëtohej me ty” (Hadithi vazhdon) (Buhariu)

5. Sinqeriteti i saj

Drejtësia dhe sinqeriteti hyjnë në mesin e kualiteteve bazë të besimtarit. Abdullah iben Mes’ud r.a. ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Përmbajuni drejtësisë, sepse drejtësia çon në bamirësi e bamirësia të çon në Xhennet. Njeriu e flet të vërtetën dhe përpiqet për ndershmërinë përderisa te Allahu të jetë i regjistruar si i devotshëm. Ruajuni nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra të çon në mëkate, e mëkatet të çojnë në zjarr. Njeriu gënjen dhe qëndron pranë të pavërtetës përderisa Allahu ta regjistroi si gënjeshtar. ‘”(Buhariu dhe Muslimi)

6. Bindja – dëgjueshmëria e saj.

Allahu xh.sh. e bëri mashkullin mbrojtës dhe mbikëqyrës të grave. Ajo duhet t’i bindet në të gjitha gjërat të cilat nuk janë në kundërshtim me Kur’an dhe Sunet.

Allahu xh. në Kur’an ka thënë: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre”. (An-Nisa ‘, 34).

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më e mira prej grave është ajo e cila kur e shikon, të gëzon, kur ti urdhërosh diçka të dëgjon dhe e cila nuk të kundërvihet në atë që e përçmon.

7. Durimi i saj

Durimi është një cilësi që asnjëherë nuk mund të vlerësohet aq sa duhet. Gruaja e cila në momentet e vështira bënë durim duke u mbështetur në Mëshirën e Allahut xh.sh., pa dyshim është prej robërve të dashur të Allahut xh.sh. Allahu xh.sh thotë: “Allahu i do durimtarët.” (Ali Imran, 146).

8. Gatimi i saj.

Ushqimi i shijshëm është, pa dyshim, pika e dobët e mashkullit. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Rruga që çon në zemër kalon nëpërmjet stomakut”. Ne e dimë se një prej grave të Pejgamberit s.a.v.s. e kishte përgatitur ushqimin të cilën e preferonte i Dërguari i Allahut dhe Aisha r.a. e kishte xhelozuar sepse ajo nuk dinte të përgatiste atë lloj ushqimi.

9. Kënaqësia e saj me nafakën.

Askush nuk e dëshiron gruan e cila vazhdimisht ankohet se si burri i saj fiton pak ose sa të pasur janë shokët e tij. Muslimanja e mirë është ajo e cila është falënderuese ndaj Allahut për atë që Ai e ka begatuar dhe mirënjohës ndaj burrit të saj për furnizimin të cilin e mbështetë. Ebu Hurejre r.a. trnsmeton: “Profeti s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është pasuri, prona e grumbulluar në këtë dynja, por pasuri është pasuria shpirtëore.” (Buhariu dhe Muslimi)

10. Sjellje të mira

Gruaja me sjellje të mirë është dhuratë nga Allahu xh.sh. Kur flet, ajo flet sinqerisht, kur diskuton me të tjerët, atë e bënë në formë të bukur. Është e sjellshme me të moshuarit, i do fëmijët dhe është e mirë ndaj kolegëve. Abdullah bin Amr transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më i miri prej jush është ajo që ka sjellje të mirë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Autor: Mansoor Aleem

Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit