1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deshta të ju pyes a bënë të shkoj që të bëj rukje tek ndonjë hoxhë, une vet di me lexu Kuran por jo me texhvid?

Më të lexuarat

Pyetje: Deshta të ju pyes a bënë të shkoj që të bëj rukje tek ndonjë hoxhë, une vet di me lexu Kuran por jo me texhvid?

Përgjigja:
Me Emrin e Allahut, Mëshirplotit, Mëshiruesit!

Për t’i lexuar vetes Kuran nuk është e domosdoshme që të dish të lexosh Kuran me texhvid. Mjafton t’i bashkosh shuplakat e duarve dhe të lexosh në to tri suret e fundit të Kuranit, apo sure të tjera si Fatiha, ajetin kursij, apo ajete tjera që i di përmendësh apo i lexon.
Besimtarja nuk preferohet që të shkojë te hoxha për rukje përpos nëse ndodhet në gjendje të vështirë dhe nuk ia del dot t’i lexojë vetes Kuran. Përpos kësaj, besimtarja duhet të bëjë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, të cilat janë shumë efektive në ruajtjen nga çdo lloj mësyshi, hasedi apo sihri.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) sa herë që afrohej në shtrat për të fjetur, i bashkonte shuplakat e duarve dhe lexonte tri suret e fundit të Kuranit. Ndërsa, teksa ishte në sëmundjen e vdekjes, Aishja ia lexonte këto tri sure në duart e tij të ndershme dhe ia fërkonte trupin me duart e tij.
Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka përshkruar se njëra prej kategorive të besimtarëve që futen në Xhennet pa llogari, janë edhe ata që nuk kanë kërkuar t’u bëhet rukje (pa nevojë) por i janë mbështetur Allahut.
E, nëse mendon se patjetër ke nevojë që një hoxhë të të lexojë Kuran, atëherë le të kihet shumë kujdes me mbulimin e trupit ashtu siç i ka hije besimtares, dhe të shkojë vetëm me prezencën e ndonjë të afërmi të saj dhe assesi e vetmuar, sepse femrës i ndalohet të vetmohet me meshkujt që nuk i ka të afërt.
Allahu e di më së miri!

 

Hoxhë Hekuran Helshani

The post Deshta të ju pyes a bënë të shkoj që të bëj rukje tek ndonjë hoxhë, une vet di me lexu Kuran por jo me texhvid? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit