-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Çokollata, e mirë për zemrën

Më të lexuarat

Çokollata ndihmon në qetësimin e kapilarëve të gjakut, dhe në këtë mënyrë mbron arteriet. Të paktën ky është përfundimi i një studimi ndërkombëtar të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences“(Pnas). Për herë të parë është identifikuar përbërësi sekret përgjegjës për efektin mbrojtës të kakaos mbi sistemin kardiovaskular. Bëhet fjalë për një flavonoid të quajtur “epikatekina”. Studimi i koordinuar nga Hagen Schroeter i Universitetit të Kalifornisë, ka përfshirë edhe universitetin e Dyseldolfit, “Harvard Medical School”. Studiuesit kanë marrë nën shqyrtim një grup njerëzish të shëndetshëm, dhe u kanë injektuar pije me bazë kakaoje të pasur me flavonoide. Rezultati? Kush pinte këtë pije shfaqte qetësim vaskular, që në fazën e parë të studimit. Ky flavonoide “shpëtimtar-zemre” është shumë i pasur me kakao, por gjendet dhe te disa fruta dhe perime, te çaji jeshil, vera e kuqe dhe lëngu i rrushit të kuq.

Por ndërsa çkollata, promovohet si mbrojtëse e zemrës, nuk ka asnjë të dhënë shkencore mbi efektin e saj mbi humorin, ndryshe nga sa përfolur deri më tani.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit